E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Fierit heq simbolet e partive politike në qendër të qytetit

FIER- Bashkia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion duke hequr banderolat dhe flamujt e partive politike të vendosura pa leje në sheshin qendror “Nënë Tereza”.

Sipas Bashkisë së Fierit, vendosja e simboleve politike në sheshet kryesore publike, bëhet vetëm gjatë mitingjeve dhe më pas ato hiqen përsëri. Gjatë ditës së sotme policia bashkiake, hoqi dekoret e Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.

Ndërkaq, përfaqësues të shtabit elektoral të PD-së në Fier, pretenduan se ka pasur një marrëveshje më bashkinë për vendosjen e tyre gjë që u hodh poshtë nga kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqo.

Gjatë heqjes, se simboleve te dy partive kryesore nuk pati incidente. Ndërkohë që në dalje të sheshit mbetet vetëm banderola e Dritan Priftit, pasi për bashkinë nuk përbën shkelje pasi nuk është në vend publik.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›