E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa e PS, Rama: Do ulim taksat për 95 përqind të shqiptarëve

Do heqim taksën e biznesit të vogël, do përgjysmojmë tatimin mbi të ardhurat

RamaPartia Socialiste ka mbyllur ditën e dytë të punimeve të saj, ku ka prezantuar programin e plotë të kësaj force politike për zgjedhjet e 23 qershorit. Nën moton Bashkë për një fitore plebishitare, kreu i PS-së, Edi Rama por edhe një sërë deputetësh kanë prezantuar disa prej pikave kryesore të programit të hartuar nga opozita.
Edi Rama
Duke theksuar fortë se programi i propozuar nga PS-ja do të ulë taksat për 95 përqind të shqiptarëve, Rama tha se pas 23 qershorit do të heqë taksën për biznesin e vogël si dhe do të përgjysmojë tatimin mbi të ardhurat. Me propagandë gënje, gënje, gënje, deri sa të binden, do që të na bindë se ka shtruar mijëra kilometra rrugë, që të ngulë një të pavërtetë përmes propagandës, tipike fashiste, komuniste si të doni quajeni. E vërteta është se biznesi i vogël paguan 3 herë më shuma taksa, jo se ja rriti Bashkia e Tiranës, por qeveria e korruptuar e Tiranës. Çfarë do bëjmë ne. Do heqim taksën e biznesit të vogël, do përgjysmojmë tatimin mbi të ardhurat, premtoi Edi Rama.
Integrimi
Duke u ndalur tek integrimi i vendit në Bashkimin Evropian, Rama tha se ky proces nuk ka mbetur vetëm tek votimi i tri ligjeve. Ka fatkeqësisht jo pak njerëz që besojnë në përrallën që integrimi i Shqipërisë në BE ka mbetur të ato tri ligje. E vërteta është se çdo shqiptar i arsyeshëm e di shumë mirë cka e dallon Shqipërinë tonë nga Evropa. Ashtu sikundër na e ka thënë qartë vetë Evropa. Na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjidhim çështjen e pronës, një administratë në shërbim të shtetit jo si kazermë, nga ku dalin zyrtarët rresht në mitingje. Na duhet të luftojmë krimin dhe korrupsionin, na duhet ligjshmëri, trajtim i drejtë dhe i barabartë për të gjitha pakicat, tha Rama. Kreu socialist tha se ky nuk është programi elektoral i radhës por është një program ndryshimi. Sipas Ramës skuadra e propozuar nga PS-ja është ekipi më i mirë për të bërë ndryshimin e madh në vend.

Balla: Ndëshkim për çdo shkelës së ligjit
Deputeti Taulant Balla në fjalën e tij tha se pas 23 qershorit qeveria socialiste do ti japë fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Do i kthejmë publikut çdo pasuri të fituar me korrupsion; Ndëshkim çdo shkelësi të ligjit; Transparencë për çdo koncesion; Goditje të korrupsionit dhe krimit fiskal; Rilindje për Shqipërinë dhe fitore kundër korrupsionit, tha ai.

Lame: Do ndërtojmë autostradën e parë shqiptare
Artan Lame gjatë prezantimit të programit për infrastrukturën tha se qeveria socialiste do të ndërtojë autostradën e parë në vend.
Do e lidhim Shqipërinë me 5 akset kryesore në standard dhe aks të vetëm, për të integruar veriun me jugun; Do ndërtojmë korridorin e kaltër; Do mbarojmë e rrugën e Kombit, që po shkërmoqet gjatë gjithë gjatësisë së saj; Rruga e Arbrit, do e mbarojmë këtë aks rrugor; Do mbarojmë rrugën Egnatia; Do të ndërtojmë autostradën e parë shqiptare.

Hysi: Partneritet të ri me biznesin
Deputetja Vasilika Hysi në fjalën e saj prezantoi programin e PS-së për biznesin. Partneritet të ri me biznesin, klimë lehtësuese; Heqja e taksës së biznesit të vogël; Heqja e referencave aktuale në dogana e tatime; Modelim të zinxhirti që bën të mundur rimbursimin e TVSH; Stabilizim i administratës doganore dhe tatimore; Konsultim real me komunitetin e biznesit, tha Hysi.

PD: Rama nuk ka asnjë program përveçse të rrisë taksat
Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses, Laura Voprsi reagoi pas deklaratave të bëra nga socialistët përgjatë konventës. Sipas Vorpsit, Rama bllokoi statusin e vendit kandidat ndërsa shtoi se PS-së i mungon programi. Ai u përpoq ta kalojë përgjegjësinë nga bllokimi nga ana e tij e tre ligjeve, kur çdo qytetar e di se ai e ka mbajtur peng ëndrrën e tyre Evropiane vetëm për interesin e tij personal. E pastaj tha se ka një program, kur çdo qytetar e di se Edi Rama nuk ka asnjë program, përveç se të rrisë taksat e tyre”, tha Vorpsi. Duke renditur disa prej arritjeve kryesore të qeverisë, Vorpsi tha se ka ende punë për të bërë. Ne dimë se ka ende shumë punë për të bërë. Ne hoqëm vizat me Evropën dhe do të vazhdojmë të punojmë kundër përpjekjeve korruptive të z. Rama për të penguar integrimin në Bashkimin Evropian, sepse qytetarët meritojnë një alternativë që do ta çojë Shqipërinë përpara”, përfundoi Vorpsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›