E Diel, 1 Nëntor 2026

Argita Malltezi: Rama sulm tjetër fals kundra meje, t'i vijë turp dhe të kërkojë ndjesë

TIRANË- Argita Berisha, vajza e kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me akuzat që opozita bëri në mbyllje të konventës së Partisë Socialiste. Argita Malltezi në një deklaratë për mediat, i bën thirre Ramës të kërkojë ndjesë për sulmet ndaj familjes kryeministrore.

"Sot, përpara ca pemëve fallco dhe në një skenë falsiteti, z. Rama vijoi me një sulm tjetër fals kundër meje. Sic duket Z. Rama ka nevojë të fshehë faktin që nuk ka asnjë ide, nuk ka asnjë zgjidhje dhe asnjë plan përvecse të sulmojë familjarët e kryeministrit. Atij duhet t'i vije turp dhe të kërkojnë ndjesë", thuhet në deklaratën e vajzës së kryeministrit. 

Deputeti Taulant Balla gjatë fjalës së tij në mbyllje të Konventës të PS-së që zhvilloi punimet përgjatë dy ditëve (19-20 maj) në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, teksa premtoi se PS do luftojë korrupsionin hodhi akuza ndaj familjes kryeministrore. 

"Këto 8 vjet kemi treguar qindra histori korrupsioni. Një biznesmen i huaj erdhi në Shqipëri, takoi kryeministrin dhe pas dy orësh përfundoi në zyrën e konsulencës së vajzës së tij, ku iu vendos haraçi prej 3 milionë eurosh. Ne e konsiderojmë luftën kundër korrupsionit një prioritet", theksoi Balla.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›