Konventa e Partisë së Lirisë/Meta: Jeta e shqiptarëve është kthyer në ferr! Koha të vendoset sundimi i ligjit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në fjalën e tij të mbajtur gjatë Konventës Kombëtare ka premtuar kthimin dhe mbajtjen e të rinjve në vend, sipas tij të larguar për shkak të Rilindjes. Për Metën Shqipëria është vendi me shpopullim më të madh në Europë ndërsa shton se vetëm për shkak të Rilindjes jemi vendi me i varfër në botë me pagat më të ulëta dhe me çmime të lartë .
Meta tha me tone të larta se është koha qe të vendoset sundimi i ligjit dhe se Referendumi mbetet e arma e vënë ne dorën e sovranit. Meta gjithashtu tha se PL dhe PD do t’i japin fund regjimit të Ramës.
“Për shumicën e shqiptarëve jeta është kthyer në një dramë dhe ferr pa fund. Koha nuk pret më, PD dhe PD do t’i japë fund këtij regjimi dhe të vendosin sundimin e ligjit“. tha Meta.
Meta deklaroi se Paria e lirisë vjen me një model ekonomik që do të rrisë punësimin dhe mirëqenien si edhe do të ulë koston e jetesës. Ai shtoi se ky model vendos në qendër qytetarin si përfitues të rritjes ekonomike, të përfitimit nga shfrytëzimi i burimeve natyrore, nga investimet publike dhe nga të ardhurat e taksave që ata vetë paguajnë.
“Partia e Lirisë ka një model ekonomik shumë të qartë i cili do të do të balancojë rritjen e prodhimit me rritjen e konsumit. Modeli ekonomik do të mbështetet në përdorimin me efektivitet të fondeve publike, duke rritur investimet dhe shpenzimet sociale me qëllim themelor rritjen e mirëqenies së qytetarëve të të gjitha shtresave.
Modeli ynë ekonomik nuk do të lejojë kurrë marrjen e borxheve për investime fasadë të cilat kanë ulur produktivitetin e borxhit. Modeli ekonomik i Partisë së Lirisë vendos në qendër qytetarin si përfitues të rritjes ekonomike, të përfitimit nga shfrytëzimi i burimeve natyrore, të përfitimit nga investimet publike dhe nga të ardhurat e taksave që ata vetë paguajnë. Rritja e punësimit dhe e mirëqenies, dhe ulja e kostos së jetesës do të jetë në qendër të politikës ekonomike dhe përgjigja më e fortë ndaj varfërisë”, tha Meta.
/rtsh.al/