Rama: Berishën e Metën i bashkoi rubla, njëri bërtet për dosjet, tjetri për Kosovën, që i ka bërë dëmin më të madh

Situata politike në vend, ka qenë sërish në qendër të takimeve që kryeministri Edi Rama, po zhvillon në qarkun e Dibrës. Ai, lidhur me dyshimet se Ilir Meta ka një dosje që provon se ka qenë spiun i ish- Sigurimit të Shtetit, ka sjellë edhe një herë në vëmendje fjalët e At Zef Pllumbit, i cili shprehej se ”‘nëse do me dit kush ka spiunu më fort, dëgjo kush bërtet më fort ndaj Sigurgimit”.
Kryeministri Rama, në fjalën e tij, ka lëshuar akuza edhe në drejtim të Sali Berishës, i cili ka votuar pro ndaj raportit të të Dick Marty-t për inkriminim e krerëve të UÇK_së për krime lufte, duke nënvizuar se vetëm opozita e atëhershme (PS), votoi kundër atij raporti.
“I ndjeri At Zef Pllumbi, kur e pyeta pse ata që kanë vuajtur më shumë janë njerëzit më të paqtë, më tha: “nëse do me dit kush ka spiunu më fort, dëgjo kush bërtet më fort ndaj Sigurgimit”. Po ju them se nëse doni me e dit se kush i’a ka futur më shumë Kosovës, shikoni kush ulëret më shumë për Kosovën, nëse doni me ditë se kush ia ka futur më shumë Shqipërisë, është ai që bën si patriot”,- theksoi Rama.
Sipas tij, me kohë i kishte kërkuar Lulzim Bashës, që të ndahej nga dyshja Berisha-Meta dhe më “doli fjala”.
“I thoja, Lulzim, ndahu nga ata të dy dhe ja ku janë! Pse janë bashkë? Janë bashkë se i thirri detyra që i tundi rubla”,- tha Rama.
/rtsh.al/