Çantë e dyshimtë pranë maternitetit, alarmi për bombë rezulton fals
TIRANE – Një çantë e dyshimtë, e braktisur pranë maternitetit “Mbretëresha Gerladinë”, ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit.
Çanta u gjet rreth orës 16:50, në trotuarin mes maternitetit “Mbretëresha Gerladinë” dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ndërkohë një telefonatë anonime ka lajmëruar policinë për mundësinë e vendosjes së një bombe pranë maternitetit.
Pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, ekspertë të policisë kryen testet e para dhe konstatuan se nga brenda çantës dëgjoheshin pulse zanore, duke bërë që të dyshohej për mundësinë e vendosjes së një bombë.
Policia rrethoi të gjithë zonën dhe pasi kreu kontrollin e nevojshëm, konfirmoi se alarmi për bombë ishte i rremë, pasi brenda çantës nuk kishte asnjë material shpërthyes, por vetëm disa aparatura elektronike dhe rroba.
(er.nu/BalkanWeb)