E Diel, 1 Nëntor 2026

Williamson Hetim i gjate dhe kompleks per akuzat e Dik Martit

Kryeprokurori i EULEX-it Klint Williamson i cili do te hetoje mbi nje trafik te mundshem organesh qe dyshohet te jete kryer ne fund te viteve 90 ne Kosove dhe ne disa baza te UK-se ne Shqiperi shprehet se hetimi do te jete i gjate dhe kompleks.

Prokurori amerikan Williamson perfundoi sot nje vizite tre ditore ne Tirane ku ai u takua me autoritetet e vendit kryeministrin Sali Berisha ministrin e Drejtesise Eduard Halimi kryeprokuroren Ina Rama dhe drejtorin e policise Hysni Burgaj.

eshtja e trafikut te mundshem te organeve mbi te cilen ka patur edhe me pare nje hetim nga prokurorja e GJykates se Hages Carla del Ponte u rikthye pas debatit qe provokoi nje raport i anetarit te Amblese se Keshillit te Europes Dick Marty raport i cili u miratua ne fillim te ketij viti. Prokurori Williams vlereson se ai raport permban akuza serioze per te cilat nevojitet nje hetim i gjere thuhet ne nje njoftim te zyres se delegacionit te Bashkimit europian ne Tirane. Ne kete kontekst zoti Williamson nenvizoi se ai do te ndjeke provat kudo qe te cojne ndersa mirepriti angazhimin e kryeministrit dhe autoriteteve shqiptare per bashkepunim te plote ne kete ceshtje.

Ndonese akuzat e zotit Marty i kane vleresuar si te pathemelta dhe pretendime me synim per te demtuar imazhin e shqiptareve  autoritetet e Tiranes kane mbeshtetur zhvillimin e nje hetimi nderkombetar qe do te mbyllte perfundimisht sipas tyre kete kapitull shpifjesh me sfond politik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›