Fotot me bikini në internet, adoleshentja: Më shkatërruan jetën
LONDER-Një adoleshente tregon sesi po përjeton horrorin sepse fotot e saj intime janë shpërndarë në internet, pasi faqja e saj personale ishte hakeruar.
Angie Varona ka ndërruar 2 herë shkollë nga fjalët që qarkullonin se ajo ishte një pornostar ndërsa është tentuar të përdhunohej 2 herë nga djem.
Fotot e Angie Verona u shpërndanë online në vitin 2007 kur ajo ishte vetëm 14-vjec.
“Kjo gjë më shkatërroi jetën”, tregon adoleshentja për ABC News.
Angie Varona sot është 18-vjec dhe tregon se futja e fotove të saj në uebsajtin, Photobucket kishin si qëllim vetëm të dashurin e saj.
'Kur je 14-vjec nuk e kupton dot se gjërat që bën kanë pasoja deri në këtë farë pikë që më ndodhi mua. Asnjëherë nuk kisha menduar se cdo foto që publikoja do përfundonte më pas në internet Unë i bëja fotot për veten time.
Vajza duke qarë shprehet se fotot e saj janë përdorur shumë shëmtuar duke u hedhur në sajte pornoje.
Dhe në fakt me një klikim të thjeshtë në Google, Angie Varona rezulton me 65 mijë foto online dhe shumë të klikuara.
Pastaj fotot janë përdorur për video në Youtube, në Twitter në Facebook nga persona anonime që identifikohen si Angie dhe ku ajo rezulton e pëlqyer prej 41 mijë personash.
“Më pas mora kërcënime, si shprehjet ‘ne e dimë ku jeton ti Angie’, isha e tmerruar”.
Angie Varona shprehet se shqetësimi i saj për debatet rreth fotove e cuan deri në drogim, arratisje nga shtëpia dhe madje dhe dëshirën për tu vetëvrarë.
“E keqja është se shumë foto i kanë bërë monazh, kanë nxjerrë vajza me trup nudo dhe kanë vënë kokën time mbi këta trupa”.
Edhe familja shprehet se cështja e fotove të vajzës është kthyer në një horror për gjithë familjen”.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Fotot me bikini në internet, adoleshentja: Më shkatërruan jeten