Topi pret kongresmenin amerikan Geri Piters
TIRANË- Presidenti Topi priti sot kongresmenin amerikan Geri Piters.
Gjatë takimit presidenti shqiptar ritheksoi se Shqipëria e konsideron SHBA-në një mik dhe partner strategjik për interesat e saj kombëtare.
Ndërsa shprehu vlerësimin për përkushtimin e Kongresit Amerikan në përkrahje të çështjes shqiptare në përgjithësi, sidomos ndaj çështjes së Kosovës.
Topi vlesësoi kontributin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve përmes projekteve konkrete e perspektive.
Nga ana e tij kongresmeni Piters, vlerësoi rolin e presidentit dhe apelet e tij të qarta në favor të rivendosjes së dialogut politik për funksionimin normal të demokracisë dhe të institucioneve të pavarura dhe kryerjen e reformave të nevojshme integruese.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)