Kopjueset
Një gjë që ndoshta shumë pak ju ka rënë në sy gjatë festave të Vitit të Ri, por edhe në vitin që lamë pas në spote të këngëtareve, ka qenë edhe kopjimi që këngëtaret kosovare u kanë bërë këngëtarëve të famshme amerikane.
Më e dëmtuar në këtë rast ka qenë pop-ikona Lady GaGa, që më sa duket është bërë një idhull për të gjitha këngëtaret kosovare. Atë nuk ka lënë kush pa e kopjuar. E ka kopjuar Daffy, Jehona Sopi, Genta Ismajli.
Pas nuk mbeten as këngëtaret e reja që po kërkojnë një vend në televizionet kosovare.
Eh...po ashtu Rihanna është një emër që duhet ta mbani në mend, pasi që kur të shikoni spotet e këngëtareve kosovare dhe paraqitjet e tyre në televizion, mund dhe ta ngatërroni më të.
Rihanna adhurohet shumë nga këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri. Madje, Daffy ka edhe tatuazhe në qafë si të këngëtares Rihanna.
Por, kjo këngëtare edhe në klipin e fundit ka tendencë për të kopjuar Lady GaGa’n, përderisa në koncertin e Snoop Doggy Dog, Daffy kishte veshur fustanin e njëjtë si të Beyonce.
Sa i përket imitimeve, Daffy më të filluar viti 2011 e bëri edhe një kopjim të radhës, por tani e kishte kopjuar një aktore të njohur të Hollywoodit, aktoren Halle Berry.
Më sa duket këngëtares i ka hyrë në qejf edhe aktrimi dhe këtë e tha publikisht edhe gjatë në një interviste në televizion, ku tha se qysh “e vogël e ka pas dëshirë aktrimin”.
Më mirë nuk i ka punët as Genta Ismajli. Këngëtarja për të bërë ndoshta edhe skandal mediatik, kishte kopjuar këngëtaren Lady GaGa në një koncert në Prishtinë.
Të vetmin përmirësim që e kishte bërë në veshje ishte një plis i bardh në kokë në Prishtinë, ndërkaq edhe në spotin e saj “Shkune Tune”, ajo ishte paraqitur pothuajse e njëjtë më këngëtaren Lady GaGa që ka një spot të këtillë eksplicit.
Genta përpos stilit të marrë nga këngëtaret amerikane, ka edhe një të metë tjetër. E ka zakon që të merr edhe instrumentalet e këngëtarëve të lindjes. Madje, këtë e bëri edhe në këngën e saj më të re, që e vodhi nga një këngëtare serbe.
Lady GaGa është frymëzim edhe për Jehona Sopin dhe Nora Istrefin, të cilat po ashtu disa herë në paraqitje kanë pasur fustane dhe frizura që ngjasonin më ato të Lady GaGa.
Jehona shpesh në paraqitje ka një stil të këtillë, e njëjtë është edhe Nora Istrefi.
Por, përderisa ato kryesisht kopjojnë stilin e veshjeve të këngëtarëve të njohura, këngëtaret e Kosovës shpesh kopjojnë edhe këngë, por për këtë ndoshta nuk janë edhe aq fajtore sa janë kompozitorët.
Përderisa vitin që lamë pas, Lady GaGa ishte muza kryesore e këngëtarëve tona sa i përket stilit, atëherë të presim nëse ndonjë fenomen i ri do të del në treg dhe menjëherë do të dalin këngëtaret tona duke e kopjuar atë.
Sa për sugjerim, Katy Perry është njëra prej këngëtarëve që kohëve të fundit po lavdërohet shumë për stilin e saj. Thjesht shikojeni, mund t’ju pëlqejë.