E Diel, 1 Nëntor 2026

Koplik, Jozefina Topalli: Besoj se Berisha do heqë vizat me SHBA

KOPLIK- Një ditë pas premtimit që kryeministri Sali Berisha bëri në çelje të fushatës elektorale në qytetin e Durrësit, se do të të liberalizojë vizat me SHBA, në mandatin e ardhshëm, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shpreh besimin e saj në realizimin e këtij premtimi.

Nga Kopliku, ku prezantoi edhe kandidatin demokrat Gjovalin Bzhetaj, Topalli u shpreh se nuk pretendon vetëm thjesht fitore, por një fitore të jashtëzakonshme.

Kryeparlamentarja Topalli, inauguroi po sot në Koplik edhe rikonstruksionin e rrugës kryesore, ku iu bëri thirrje banorëve që më 23 qershor të votojnë integrimin.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PD çel fushatën në Durrës, Berisha: Premtoj liberalizim vizash dhe me SHBA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›