Durrës, banorë të Spitallës protestë për mungesën e ujit të pijshëm
DURRËS- Banorët e zonës së Spitallës, kanë pritur që ujësjellësi i Durrësit, të vijojë projektin për ndërtimin e linjës, i cili duhet të përfundonte në 15 Maj, por banorët gjenden pa ujë të pijshëm.
I vetmi burim është një pus, i ndërtuar tre dekada më parë, për të shuar etjen e tyre dhe për të përmbushur nevojat minimale për ujë.
"News 24" kontaktoi me kryeinxhinierin e ujësjellësit Franc Stajka, i cili tha se kjo zonë në Durrës furnizohet 24 orë me ujë në ditë, por realiteti flet ndryshe në Spitallë.
(e.m/BalkanWeb)