E Diel, 1 Nëntor 2026

Koplik, makina përplaset me bordurën, vdes një 42 vjeçare

KOPLIK- Një grua e moshës 42 vjeç, banuese në rrethin e Malësisë së Madhe, humbi jetën si rezultat i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit.
Burime të policisë së Qarkut të Shkodrës bënë të ditur se aksidenti ka ndodhur në segmentin Koplik-Bajzë, pranë fshatit Pjetroshan, kur automjeti në të cilën udhëtonte 42 vjeçarja Hana Braka, pas përplasjes me bordurën anësore ka përfunduar në kanal poshtë rrugës.
Burimet thanë se krahas viktimës, në gjendje të rëndë janë edhe tre persona të tjerë që udhëtonin në këtë automjetet, që të gjithë pjesëtarë të një familjeje, të cilët janë dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po i jepet ndihma e shpejtë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›