Tiranë, e përplas me makinë 70-vjecarin, largohet nga vendingjarja
TIRANE-Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, përballë Fakultetit të Mjekësisë.
Një i moshuar rreth të 70-ave është përplasur nga një mjet tip benz, sapo ka zbritur nga autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio në stacionin pranë spitaleve.
Mësohet se drejtuesi i automjetit tip benz është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar menjëherë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza“ , ku mesohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet si dhe kërkimet për kapjen e autorit të aksidentit.
(d.b/News24/BalkanWeb)