E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kopshtari prej 3 ditësh i vdekur në bodrumin e Maternitetit të Ri

TIRANË-Të jesh në spital mbi tre ditë i vdekur dhe mos ta dije asnjeri, kjo i ka ndodhur kopshtarit të maternitetit “Koço Glozheni”, mungesa e të cilit nuk i ra në sy askujt për tre ditë me radhë.

Sipas burimeve të policisë, viktima i identifikuar si Xhemal Lohja 55 vjec u gjet rreth orës 16:00, i pajetë në ambientin ku jetonte në bodrumin e Maternitetit të Ri, në kryeqytet.

Mësohet se Xhemal Lohja, i divorcuar dhe babai i dy fëmijëve kishte gjetur një punë si mirëmbajtes për gjelbërimin pranë Maternitetit të Ri, për të fituar ca të holla për mbijetesë pasi kishte jetuar prej një periudhe kohore si një endacak, stafi i maternitetit i ka ofruar një ambient për të jetuar në bodrum.

Por, për më shumë se tre ditë me radhë askush nuk e pa kopshtarin në punë, sot kufoma e u gjet i pajetë në dhomën e tij.
Mendohet se vdekja i ka ardhur pas problemeve me zemrën.

Viktima sipas policisë mund te ketë mbi tre ditë që ka ndërruar jetë dhe kjo pasi në trup kishin nisur dhe shenjat e para të dekompozimit
Drejtoresha e maternitetit te ri Rubena Moisiu e kontaktuar nga News 24 shprehet se nuk është në dijeni të këtij rasti pasi nuk është njoftuar për vdekjen e kopshtarit nga stafi i administratës së saj. Zonja Moisiu pohon se Xhemal Lohja ishte i punësuar si kopshtar dhe se spitali i kishte ofruar një strehëz për të futur kokën pasi ai ishte i pastrehë. 

(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›