E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad: Siria përballon çdo agresion të jashtëm

DAMASK- Presidenti sirian, Bashar al-Assad u shpreh sot, një ditë pas deklaratave të Barack Obamës, se vendi i tij "është në gjendje të përballojë çdo agresion të jashtëm".

Kreu i shtetit sirian deklaroi se "Siria falë rezistencës së popullit dhe të ushtrisë vazhdon të korrë fitore deri në rikthimin e sigurisë dhe të stabilitetit në vend".
"Presidenti Assad e bëri këtë deklaratë të parë me rastin e një takimi me një zyrtar të lartë iranian", theksuan burime mediatike vendase.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›