E Martë, 3 Nëntor 2026

Kopshtet dhe çerdhet në Pogradec, rriten kërkesat për shërbime, së shpejti çerdhe e re

Në nisjen e vitit të ri shkollor kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli ka zhvilluar një vizitë në çerdhen dhe kopshtet me drekë që funksionojnë në qytet. Ai ka parë nga afër kushtet në të cilët qëndrojnë fëmijët, ndërsa është informuar edhe për kërkesat në rritje për ambiente të reja sidomos për çerdhe.

Sipas Xhakollit ka nisur tashmë hartimi i projektit për një ambient të ri çerdheje pranë kopshtit “Liri Çomo”, për financimin e të cilit do të aplikohet pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Përmes këtij projekti do të synohet rikonstruksioni i plotë i të gjithë godinës për ta kthyer në një institucion model për vogëlushët si brenda ashtu edhe jashtë.

Gazetare: Eriselda Dyrmishi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›