E Martë, 3 Nëntor 2026

Artizanati nxit turizmin në Gjirokastër, turistët realizojnë edhe vetë punime karakteristike

Përgjatë këtij sezoni veror në Gjirokastër artizanati dhe zanatet e traditës janë vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit. Punimet karakteristike në gur të skalitur, drugdhendje, qëndisje, etj të realizuara plot mjeshtëri nga artizanët gjirokastritë tërheqin gjithmonë e më shumë turistët, kryesisht të huaj.

Këto vlera të traditës sonë kombëtare nxitin turistët të realizojnë edhe vetë punime karakteristike për ti pasur si kujtim nga udhëtimi në Gjirokastrën e gurtë.

Përgjatë këtij viti Gjirokastra ka mirëpritur rreth 200 mijë turistë vendas dhe të huaj, një numër më i lartë vizitorësh krahasuar me vitin e kaluar.

Gazetare: Nermin Spahiu

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›