Kopshtet e çerdhet, 14 % e tyre probleme të theksuara me lagështirën
08/06/2011 Ekspertët e higjienës paralajmërojnë mbylljen, nëse kushtet gjatë verës nuk përmirësohen
Problemet me higjienën dhe mungesën e kushteve vijojnë të jenë ende prezente në ambientet ku edukohen dhe rriten të vegjlit. Vëzhgimet e kryera në shumë prej kopshteve dhe çerdheve të kryeqytetit, kanë nxjerrë në pah probleme të theksuara me nivelin e lagështirës së gjetur në to. Konkretisht, sipas të dhënave të detajuara nga ekspertët e higjienës në mbyllje edhe të vitit shkollor, rezulton se nga rreth 70 institucione edukuese për të vegjlit, ku përfshihen kopshte dhe çerdhe, rreth 14 për qind e tyre paraqesin probleme të theksuara me lagështirën. Kjo e fundit është kthyer në një kërcënues për shëndetin e të vegjëlve, të cilët duhet të qëndrojë për orë të tëra në ambiente të tilla, duke rënë pre e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht virozave.
Lidhur me këtë situatë, inspektorja e Drejtorisë së Higjienës, Besa Shehu, ka deklaruar se prej kohësh këto institucione edukuese janë bërë objekt i monitorimeve për higjienën dhe kushtet që ofrojnë për edukimin e të vegjëlve deri në nisjen e arsimit bazë. “Ne nuk jemi mjaftuar vetëm me konstatimin me sy të lagështirës, por kemi bërë matjet për lagështirën, temperaturën dhe qarkullimin e rrymave të ajrit. Disa kanë rezultuar me nivel të lartë lagështire, që tregon se impakti i kësaj lagështire në shëndetin e fëmijëve është i madh dhe i dëmshëm”. Për këtë, Shehu shpjegon se pas evidentimit të kësaj situate është kërkuar që edhe institucionet përgjegjëse të pushtetit vendor dhe atyre të drejtorisë arsimore të marrin masat për rehabilitimin e këtyre ambienteve deri në nisje të vitit të ri shkollor në muajin shtator. Në rast se nuk do të ndërhyhet në përmirësimin e këtyre kushteve, pohohet se do të vijohet me mbylljen e këtyre ambienteve për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin për shëndetin e të vegjëlve. “Do të arrijmë drejt mbylljes së këtyre institucioneve, nëse nuk merren masa gjatë stinës së verës, kur numri i fëmijëve pakësohet dhe kanë mundësi për riparim komplet të institucioneve. Të gjitha kopshtet dhe çerdhet janë inspektuar në Tiranë dhe tani po vazhdojmë me komunat”, ka shtuar më tej Shehu. Sipas saj, e njëjta procedurë do të kryhet edhe me institucionet shkollore të kryeqytetit, ku tashmë janë bërë edhe vlerësimet mbi kushtet që ofrojnë.
Përcaktimi i pikëve për t’u klasifikuar kalues
Pas korrigjimit të gjithë testeve të letërsisë, në varësi të nivelit të pikëve të arritura nga maturantët, do të përcaktohet edhe pragu minimal i pikëve që do t’u nevojiten maturantëve për t’u klasifikuar kalues në testimin e parë të maturës. Ky proces do të kryhet në nisje të javës së ardhshme, kohë në të cilën të gjashtë qendrat e vlerësimit pritet të kenë përfunduar procesin e korrigjimit të çdo testi. Ndërsa shpallja dhe publikimi i notave për këtë lëndë do të bëhet një ditë pas dhënies së provimit të matematikës, për të mos shpërqendruar maturantët nga kujdesi që duhet të tregojnë për këtë testim.
Matematika, ngujohen sot hartuesit e testeve
Përzgjidhen hartuesit e provimeve për lëndën e matematikës. Duke filluar nga dita e sotme e deri në datën 15 qershor, pasi të ketë nisur zyrtarisht provimi i dytë i maturës, dy ekspertët do të izolohen në ambientet e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve për hartimin e shtatë varianteve të caktuara për testin e matematikës. Rregullat e hyrjes në këtë provim, si dhe mbikëqyrjes së tij, do të jenë të ngjashme me ato të përdoruara në testimin e parë. Ndërkohë që marrja e notave kaluese do të jetë kusht për t’u pajisur edhe me diplomën që fakton mbarimin e shkollës së mesme.