Lexime te keqija

Mbi leximin e gabuar qe i eshte bere librit Shqipja totalitare te Ardian Vehbiut.
Autori Koncepti qe ushqejne Memushaj dhe Kadareja per raportet e gjuhes me shoqerine dhe kulturen nuk perputhet me timin por kjo mosperputhje aspak nuk provon ne vetvete se teza ime eshte e gabuar ndersa te tyret te drejta.
Per mua shqipja publike sot e kesaj dite nuk i ka bjerre tiparet qe iu imponuan nen totalitarizem.
Kohet e fundit ndoshta edhe ngaqe po afrohet data e Konferences per ceshtje te standardit te shqipes qe do te organizoje QSA-ja ne dhjetor te ketij viti eshte zgjuar interesi kritik ndaj librit tim Shqipja totalitare te botuar ne vitin 2009.
Sikurse e merr vesh lehte kushdo qe i hedh nje sy kopertines eseja ime meton te pershkruaje tipare te ligjerimit publik te shqipes gjate viteve 1945-1990 dhe pikerisht menyren dhe trajtat e reflektimit te pushtetit komunist ne komunikimin gjuhesor publik ne Shqiperi.
Ky aspekt i kopertines dhe i librit vete duket ti kete shpetuar gjuhetarit Rami Memushaj i cili ne nje artikull te botuar ne Shekulli titullin Shqipja totalitare e lexon sikur une epitetin dhe cilesine totalitare ia kam blatuar krejt gjuhes shqipe ne hapesire ne kohe dhe ne shoqeri me fjale te tjera se mos une kam gabuar dhe e kam konsideruar shqipen dhe me saktesisht shqipen e njesuar te sanksionuar nga Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 si totalitare dhe njelloj te meritueshme per buldozer sa edhe piramida e ish-muzeut Enver Hoxha.
Ndoshta Memushajt nuk do ti kete dale koha per ta shfletuar librin per te pare qe une atje merrem fare pak me ceshtjen e standardit te shqipes vetem ne kapitullin ku ndalem kalimthi ne aspektet totalitare te politikes gjuhesore qe u ndoq nga regjimi per tia imponuar kete standard shoqerise dhe kultures shqiptare duke i debuar nga perdorimi publik format alternative si gegerishten letrare te Shkodres.
Per mua totalitar nuk eshte as ka qene standardi si teresi rregullash por standardizimi ose menyra si u imponua standardi ne kulturen shqiptare te asaj kohe - por kjo ceshtje ka te beje para se gjithash me politiken gjuhesore te regjimit te Enver Hoxhes ose me KQ te PPSh jo me Fjalorin drejtshkrimor te shqipes.
Se njejtes ceshtje ose komentimit te titullit te librit tim i eshte kthyer edhe shkrimtari I. Kadare ne librin e tij Mosmarreveshja te botuar ditet e Panairit te Librit ne Tirane. Kadareja ne ate veper i shpenzon disa faqe per ta mbrojtur standardin nga sulmet e albanologeve te rinj sic i quan ai per tiu perveshur pastaj ne nje shenim te gjate librit tim te lartpermendur ose me mire titullit fatal te atij libri.
Kadareja e krahason shqipen e perdorur gjate regjimit komunist me gjermanishten e kohes se nazizmit dhe rusishten sovjetike duke verejtur se keto dy gjuhe nuk jane quajtur ndonjehere totalitare edhe pse une ne bibliografine e librit kam permendur disa studime te rendesishme ne lidhje me cfare ndodhi me rusishten perkatesisht me gjermanishten kur keto gjuhe u vune madje u rekrutuan ne sherbim te pushtetit politik totalitar studime qe i kushtohen njeri ligjerimit sovjetik nga Patrick Seriot dhe tjetri gjuhes se Rajhut te trete nga Victor Klemperer madje ky i fundit pershkruan edhe raste te shumta kur zhargoni politik nazist perfundoi i perdorur ne komunikimin e perditshem jopolitik. Shkruan Klemperer ne hyrje te librit
Nazizmi depertoi ne mishin dhe gjakun e njerezve permes disa fjaleve shprehjeve dhe strukturave te fjalise te cilat iu imponuan atyre nepermjet nje milion perseritjeve dhe u pervetesuan mekanikisht dhe pa vetedije...
Gjuha jo vetem shkruan dhe mendon per mua por edhe gjithnje e me teper dikton ndjenjat e mia dhe qeveris krejt qenien time shpirterore sa me shume une i dorezohem asaj me bindje dhe i pandergjegjshem.
Por cfare ndodh kur gjuha e levruar permban elemente helmuese ose i percjell keto helme Fjalet veprojne si doza te vogla arseniku ato gelltiten si pa u vene re duket sikur nuk kane efekt por me pas pas nje fare kohe e japin efektin toksik gjithsesi.
Rajhu i trete... ua ndryshoi vleren fjaleve dhe dendurine e perdorimit rekrutoi ne sherbim te pjeses cfare ishte me pare prone e te gjitheve dhe ne proces e siper i mbushi fjalet togfjaleshat dhe strukturat e fjalive me helmin e vet. Victor Klemperer The Language of the Third Reich A Philologists Notebook Continuum 2006 f. 14.
Nuk ka dyshim se as rusishtja as gjermanishtja as shqipja nuk jane totalitare ne vetvete sikurse nuk ka dyshim se te tri keto gjuhe ne periudha te caktuara historike u kane sherbyer regjimeve totalitare duke u dhene forme duke i ndihmuar te riprodhohen dhe duke percuar me ane te cdo akti komunikimi publik raportet midis shtetit nga njera ane dhe publikut ose individit nga ana tjeter.
Per te njejten arsye jemi te lejuar ta quajme nje arme krimi thika vrastare edhe pse kjo vegel kuzhine deri atehere ishte perdorur per te qeruar molle.
Me tej duke kundershtuar tezen time se perdorimi politik i gjuhes nga regjimet totalitare misherohet ne tipare trajta dhe rregullsi te caktuara ne ligjerimin publik Kadareja veren se makina gjuhesore sic shprehet ai sherben ne menyre krejtesisht asnjanese po kete metafore kete here ne trajten e mekanizmit gjuhesor ai e merr serish per te shpjeguar si deshirorja e shqipes vihet ne sherbim te bekimit ose te mallkimit me te njejten shperfillje.
Edhe Memushaj i drejtohet per ndihme metafores se gjuhes si vegel ose instrument madje duke cituar nje pasazh timin nga libri ku persiat se perdorimi qe i behet nje instrumenti sjell ndryshime ne instrumentin vete me cka ky autor nuk pajtohet meqe tjeter gje eshte ligjerimi dhe tjeter gje sistemi qe shfrytezohet ne ligjerim.
Natyrisht te gjithe biem dakord se regjimi totalitar e perdori shqipen publike ligjerimin publik ne shqip per qellimet e veta para se gjithash per te riprodhuar pushtetin. eshtja eshte nese ky pushtet i percjelle dhe i ndermjetesuar nepermjet ligjerimit publik ka lene aty gjurme te shumta te cilat meritojne te studiohen sic jam perpjekur te bej une dhe sidomos nese ky ligjerim publik i veshur me uniforme ka ndikuar apo jo me kalimin e kohes ne strukturat dhe rregullsite e gjuhes vete.
Nese ka pasur nje ndikim te tille percudnues dhe une besoj se ka pasur atehere ai ka vepruar dhe eshte manifestuar ne nivelet me te larta te shqipes retorik stilistik dhe pragmatik ose ne rregullsite e perdorimit te shqipes ne komunikimin publik sic edhe me ka rezultuar.
Per Memushajn dhe Kadarene gjuha funksionon si bisturia te cilen njelloj mund ta perdoresh per te shpetuar nje jete ne salle te operacionit per te keputur nje bistak rrushi nga dega e hardhise ne vreshte ose per te prere damaret ne vaske te banjes.
Te dy keta autore i falen duke e marre per te mireqene nje nocioni statik per gjuhen si vegel makine ose mekanizem i cili nuk eshte doemos i gabuar por nuk eshte i vetmi as me i pershtatshmi per te shpjeguar si funksionon gjuha ne komunikim dhe aq me pak per te shpjeguar si ndermjeteson ligjerimi per tu dhene forme institucioneve shoqerore mes te cilave edhe gjuhes vete.
Duke arsyetuar ab absurdo Memushaj veren se Te flasesh per shqipe totalitare do te thote te pranosh se para saj ka ekzistuar nje shqipe mbreterore dhe sot nje shqipe demokratike dmth. te thuash marrezira.
Ne te vertete ndryshe nga monarkia dhe demokracia shteti totalitar nepermjet pushtetit jo vetem merr kontroll te plote mbi te gjitha aspektet e jetes sociale dhe individuale duke perfshire edhe perdorimin qe i behet gjuhes por edhe e ushtron kete kontroll ne menyre te dhunshme ose me rruge policore duke i mbytur alternativat ne shpergenj.
Kjo do te thote edhe se ne totalitarizem cdo aspekt i komunikimit publik kontrollohet nga pushteti dhe i sherben para se gjithash riprodhimit te marredhenieve te pushtetit cfare nuk mund te thuhet as per monarkine as per demokracine.
Edhe monarkia edhe demokracia i japin ngjyre karakteristike ligjerimit publik por as njera as tjetra nuk orvaten ta rekrutojne kete ligjerim me force te pakundershtueshme ne sherbim te riprodhimit te vetvetes.
Kadareja nga ana e vet sjell nje argument disi te ndryshem meqe shume forma dhe trajta dhe klish te shqipes totalitare te identifikuara ne librin tim mund te perdoren lirisht edhe ne kontekste jototalitare ai veren se karakteri totalitar i ligjerimit publik ne ate periudhe te historise shqiptare nuk percaktohej as perkufizohej aq nga mjetet e shumellojshme gjuhesore te shtena ne pune madje edhe sistematikisht por nga qellimet specifike te perdoruesve.
Koncepti qe kane dhe ushqejne Memushaj dhe Kadareja per raportet e gjuhes me shoqerine dhe kulturen nuk perputhet me timin por kjo mosperputhje aspak nuk provon ne vetvete se teza ime eshte e gabuar ndersa te tyret te drejta.
Per mua shqipja publike sot e kesaj dite nuk i ka bjerre tiparet qe iu imponuan nen totalitarizem jo vetem ngaqe kultura shqiptare pas vitit 1990 nuk ka arritur te organizohet dot ne kundervenie me sistemin kulturor totalitar te para 1990-es dhe ka vazhduar te riprodhohet ne menyre inerciale por edhe ngaqe agjencite dhe organizmat e propagandes politike dhe mediat ende besojne se teknikat totalitare te komunikimit mund ti ndihmojne per ti percuar frytshem mesazhe te drejtperdrejta dhe subliminale opinionit publik.
E gjithe kjo e kote ta shtoj nuk ka ndonje lidhje organike as me drejtshkrimin e vitit 1972 as me nevojen per ta ndryshuar ose reformuar standardin ekzistues te shqipes prandaj le te mos i turbullojme ujerat pa nevoje rrenjet e problemit duhen kerkuar aty ku komunikimi dhe kultura riprodhohen ndersjellazi duke perftuar edhe rolet sociale te ligjeruesve publike.
Debatit per shqipen totalitare i kerkohet te ndricoje para se gjithash raportet e komunikimit me pushtetin te ligjerimit me dhunen psikologjike dhe propaganden te fjales me manipulimin gjate gjysme shekulli diktature komuniste nuk ka vend ne te fetishizimi i gjuhes as adhurimi romantik per shqipen qe kemi trasheguar nga Rilindja.
Edhe Memushaj qe eshte gjuhetar edhe Kadareja qe gjuhetar nuk eshte mbeten he per he larg pozicioneve konstruktive ne kete debat.