E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks do tregoje ndikimin e te huajve ne Shqiperi

Historiani dhe politikani komenton materialet e publikuara nga Wikileaks Do te zbardhin ndikimin e te huajve ne 1997


Politikani dhe historiani Sabri Godo shprehet optimist se dokumentet e publikuara nga Wikileaks do te hedhin drite mbi misterin e trazirave te 97-es dhe shume zhvillime te tjera ne Shqiperi. Duke shprehur dyshime per implikimin edhe te shteteve te tjera fqinje ne perkeqesimin e situates ne vend e cila arriti deri ne shperthimin e depove te municionit historiani Godo theksoi se ngjarjet e atij viti nuk jane te rastesishme.


Edhe pse nuk mendon se dokumentet e publikuara do te kene ndikim te madh ne marredheniet dypaleshe politikani Sabri Godo iu ben thirrje drejtuesve te larte te shtetit qe te nxjerrin shenime per te mos perseritur te njejtat gabime. Lidhur me ndikimin e SHBA-ve ne rrezimin e marreveshjes se ujerave me Greqine qe sipas te dhenave mediatike eshte pjese e dokumenteve sekrete per Godon nje nderhyrje e tille nuk mund te perjashtohet.


Wikileaks ka publikuar dokumente te fshehta qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane poseduar per shtetet me te cilat kane pasur marredhenie. Si e komentoni publikimin e ketyre dokumenteve te konsideruara sekrete


Them qe duhet te presim se cka thone. Kjo do te provokoje nje debat ku do te perfshihet mesa duket e gjithe bota dhe une e shoh si dicka te dobishme. Mbase qeverite do te vihen ne veshtiresi por ai qe nuk njeh te kaluaren eshte i destinuar qe te perserise gabimet keshtu qe mire eshte qe te dime se cka ndodhur ne te kaluaren.


Amerika eshte nje vend ku nuk mund ti vesh kufizime shtypit gje qe ne cdo vend tjeter do te ishte ndaluar publikimi i ketyre dokumenteve. Por Amerika eshte ajo qe eshte sepse ka shtyllat e forta te institucioneve te lirise se fjales qe jane te patundura.


A ka pasur ndikim te SHBA-se ne rrezimin e paktit me Greqine


Tani per sa i takon kesaj te Greqise qe thoni ju nuk dua te eci mbi bazen e supozimeve por diplomacia amerikane eshte e interesuar per Ballkanin per Mesdheun per Europen e mund te kete ndikimin e saj ne zhvillimin e ngjarjeve qofte edhe midis shteteve.


Tani a ka nderhyre apo jo a ka ushtruar ndonje ndikim te vetin lidhur me rrezimin e ketij pakti me Greqine nuk mund ta them pa pare duhet te presim nje dite dy dite te shohim si jane dokumentet perse flasin. Por mua nuk me duket ndonje habi e madhe ne qofte se do te kishte ndonje lloj ndikimi te terthorte te Amerikes ne kete ceshtje. Kjo ka te beje me interesat strategjike ne teresi por edhe me politiken qe ndiqte ndaj cdo lloj vendi ne vecanti.


Prandaj nuk do te me duket habi e madhe perkundrazi e shikoj si nje gje te natyrshme dhe di nje gje qe mund ta themi qe me pare qe ne cdo rast Amerika ka mbrojtur interesat tona dhe eshte nje fat i madh per ne qe politika e saj perkon me interesat tona.


Ne qofte se do te publikohen te gjitha keto dokumentet a duhet te kete nga qeveria shqiptare note proteste nese vertetohet roli ne trazirat ne jug te vendit pretendimet territoriale etj. kane ndikim nga jashte


Nuk besoj se do te marrin rruge te tilla punet por per nje gje jam i bindur qe ne ato ngjarje atehere ka pasur nderhyrje nga jashte. Nuk ka qene cdo gje e kurdisur ketu brenda. Askush nuk kishte mundesi qe ti jepte permasa te tilla ngjarjeve te 96-es pa nje nderhyrje dhe mbeshtetje nga jashte. Si ka qene dhe cfare eshte bere tashme deri ku kane shkuar te gjitha keto mbeten per tu pare. Por them se gjithsesi jane ngjarje te se kaluares qe nuk duhet te kene ndonje ndikim te madh ne zhvillimin e ngjarjeve aktuale. Por shenimet duhen mbajtur.

Domethene nuk do te kercenohen marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise
Varet duhet te marrim vesh se perse behet fjale deri ku ka pasur nderhyrje nga ana e tyre. Cilat kane qene pasojat qe kane rrjedhur nga keto nderhyrje dhe perseris ate qe u mundova te them qe ne fillim. Gjithsesi do te jete nje lende e mire per neve qe te dime se cfare ka ndodhur per te mos pergatitur te njejtat gabime edhe per te ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›