E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te shtunen u vra tregtari i bukes

Te shtunen ne mbremje ne rrugen 5 Maji ne nje bllok pallatesh pas tregut industrial ne kryeqytet persona te panjohur vrane me arme zjarri Dritan Skenderajn 39 vjec tregtar buke ne zonen ku banonte.


Persona te panjohur qelluan tri here me arme zjarri viktimen duke i shkaktuar nje plage ne koke dhe dy ne gjoks. Ai sapo dilte nga autovetura e tij e markes Mercedez- Benz me targa te Tiranes kur se paku dy persona iu afruan dhe e qelluan ate duke e lene te vdekur ne vend.


Viktima 39 vjec nga Cakrani i Fierit per nje kohe te gjate kishte qendruar dhe jetuar jashte vendit kryesisht ne Itali Greqi dhe Angli. Pas shume viteve ne emigracion Skenderaj ishte kthyer ne Shqiperi se paku tri vite te shkuara dhe kishte hapur aktivitete biznesi ne vend ku kishjte punesuar pjesetare te familjes.


Dy nete me pare ai u ekzektua ne mbremje ndersa shume njerez kishin perqendruar vemendjen e tyre tek kampionati italian i futbollit. Hetimet e policise jane drejtuar ne disa pista te ndryshme me qellim zbulimin e autoreve te mundshem te vrasjes dhe motiveve te krimit.


Problemet e mundshme te mbartura nga vendet ku ka qendruar Skenderaj jane marre nga policia ne site per te zbardhur konflikte te ndryshme qe mund te kene vazhduar deri ne ditet e fundit.


Nje tjeter piste qe po heton policia eshte ajo e vrasjes per motive banale per shkak te nje grindjeje te mundshme mes tij dhe personave te tjere qe me pas kane sjelle edhe vrasjen qe ne veshtrimin e pare te jep idene e nje vrasjeje te shkaktuar nga konflikte mafioze.


Nderkaq qe pas ngjarjes policia ka shoqeruar nje numer te konsiderueshem personash te cilet mendohet se mund te kene dijeni mbi rrethanat e krimit te te shtunes ne mbremje ne rrugen 5 Maji.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›