Ne Mashkullore, jo vetëm te rrapi
Gurët e bardhë të Gjirokastrës
janë ngrohur paq. Një re e hollë
avujsh duket që poshtë, që nga
rruga që të shpie në lagjet e reja
të qytetit. Kalimtarët janë rralluar. Të gjithë
shpejtojnë për në shtëpi. Ca nga vapa
dhe ca ngaqë gazetat kanë shkruar se kjo
e sivjetmja qenka jo vetëm vapë, por për
më tepër, edhe "afrikane", njësoj sikur të qe
ndonjë epidemi e padëgjuar, gjirokastritët
u janë larguar rrugëve të tyre të gurta me
një shpejtësi marramendëse. Vetëm andej
nga darka rrugë e sokakë do të mbushen
sërish plot.
Në sheshin e vjetër të qytetit, para Qafës
së Pazarit, monumenti i bronztë i Çerçiz
Topullit duket sikur e sfi don të nxehtët
me qëndrimin shpërfi llës që e pat fi ksuar
dikur Odhise Paskali. Para "Çeços" - sikurse
e thërrasin gjysmë me përkëdheli
gjirokastritët - disa taksistë presin më kot
në vapë që ndokush t‘ua ketë nevojën. Të
vetmet qenie, që duket sikur gëzojnë në
këtë vapë mes gurësh, janë gjinkallat. Me
siguri e ndjejnë veten në mbretërinë e tyre.
Kënga e ngjirur del nga çdo skutë, nga cepa
çatish të rrëzuara, nga mure të vjetër, nga
copa bahçesh të mbetura nga kohë që nuk
mbahen mend. Aq sa na lejon dielli i fortë
"përshëndetemi" edhe ne një copë herë
me Çerçizin më të njohur të Gjirokastrës.
Jemi nisur pikërisht në vendin që, 101 vjet
më parë i dha atij lavdinë për në Mashkullorë.
Kush e di nëse Çerçiz Topulli po të
mos kishte vendosur të qëndronte një
natë në shtëpinë e mikut të tij të ngushtë
Zeman Mashkullora, do të ishte po aq i
famshëm sa ai që kemi përballë në bronz
dhe që e ndeshim në çdo libër historie.
Tani rrimë e mendohemi, a të shkojmë
tani, në pisk të vapës, apo ta shtyjmë ca
nisjen? "Edhe vetë Çeçua nuk do të kishte
dalë në këtë vapë", mundohet të bëjë shaka
njëri prej nesh, duke fshirë djersët që i kanë
zënë sytë. Edhe në mos qoftë shaka e goditur,
është një këshillë fort e mirë. Kështu që
vendosim që më parë të takojmë miqtë e
kolegët tanë dhe udhëtimin ta shtyjmë kur
të bjerë pak i nxehti. Takimet e gazetarëve
në Gjirokastër bëhen "te Dushua" një lloj
"Bar West" i dikurshëm i Tiranës.
Petrit Beqiri është një burrë që e mendon
fjalën. Gazetar e operator televiziv me
një barrë përvojë, atij ia kishim dëgjuar
zërin që në Tiranë, por nuk e dinim se
"Peçua" - kështu e thërrasin miqtë e afërt
- ishte nga Mashkullora. Petriti nis të kujtojë
ngadalë copëza nga fëmijëria e tij. Ka
ikur shumë i ri nga fshati, që sapo mbaroi
gjimnazin e Gjirokastrës, por mbetet i
lidhur deri në palcë me të. "Ah, ai fshat -
psherëtin Peçua me sytë diku larg andej
nga është Mashkullora - që fëmijë kemi
punuar në arë. Me dorën time kam hedhur
farë, ndërsa babai punonte tokën me parmendë.
Puna është fjala e tyre e parë. Mbaj
mend njëherë, ishim fare fëmijë unë dhe të
tjerët. Babai na zgjonte që më tre të natës.
Na dërgonte të mblidhnim fi q të egër lart e
poshtë. Ne kishim plot fi q në bahçen tonë
dhe nuk e kuptonim se çfarë na duheshin
fi qtë e tjerë. Na dukej si një punë krejt e
kotë. Tani që jam rritur dhe babai nuk
jeton më, tani që jam vetë prind, e kuptoj
fare mirë se ç‘do të thotë të detyrohesh të
nxjerrësh në punë fëmijët e tu të vegjël.
Me këtë akt, nga i cili ne ankoheshim deri
vonë, babai donte të na thoshte se nuk ka
në jetë gjë më të shenjtë nga puna. Kështu
janë shumica e mashkulloritëve, punëtorë
të mëdhenj e bujq të mirë, nga kjo ndryshojnë
në radhë të parë prej të tjerëve…".
Petriti është dakord që të shkojmë në
Mashkullorë në të rënë të vapës. "Ja ku
është, fare afër", bën me dorë ai edhe një
herë në drejtim të fshatit të tij.
Te rrapi
Eshtë pasdite. Vapa nuk zhurit më aq
rëndë. Dhjetë kilometrat që ndajnë Gjirokastrën
nga Mashkullora i kalojmë pa ndaluar.
Nuk na duket se kemi udhëtuar drejt
ndonjë fshati. Më shumë na duket sikur
jemi në një lagje të jashtme të Gjirokastrës.
Në Gjirokastër të gjithë kishin vënë buzën
në gaz kur kishin dëgjuar se pasditen do
ta kalonim mes mashkulloritëve. "Ah, po
te rrapi", kishte qenë reagimi i menjëhershëm.
Rrapi që ngrihet në qendër të Mashkullorës
ishte bërë i njohur, sepse Enver
Hoxha vetë, në vizitat e tij të pakta, kishte
ndaluar poshtë tij dhe kishte mbajtur një
qëndrim patetik e patriotik për një ngjarje
që kishte ndodhur 70 vjet para vizitës së
tij të parë dhe të fundit në Mashkullorë.
Asokohe Hoxha kishte kujtuar "Luftën e
Mashkullorës" një betejë që zgjati thuajse
një ditë të tërë ku u përball çeta e Çerçiz
Topullit me "koshadhet" osmane. Me
kalendarin e sotëm beteja u zhvillua më
18 mars 1908, me kalendarin "allaturka"
i bie të ketë qenë data 5 mars. Në këtë
luftë u vra Hajredin Tremishti dhe shumë
ushtarë osmanë. Mbeti i vrarë edhe një
spiun shqiptar që i kishte sjellë ushtarët
deri në Mashkullorë. Historinë e luftës e
ka përshkruar gjerë e gjatë Mihal Grameno,
shok armësh dhe bindjesh me Çerçiz Topullin.
Një fi gurë mashkullorite shfaqet
shpesh në kujtimet e tij. Ky quhej Zeman
Mashkullora. Grameno e trajton këtë si një
fshatar të urtë, të pashkolluar, të fuqishëm,
por gjithnjë të qeshur dhe të prirur që t‘u
bënte mirë të tjerëve. "Na mbante edhe në
krahë kur nuk kishim si kalonim përroin
dhe nganjëherë na bënte edhe masazh kur
ishim të lodhur", thotë Grameno. Zemani
i urtë duhet të ketë një lloj "factotum", i
pazëvendësueshëm për grupin e vogël që
shkonte jetën e malit. Por nganjëherë edhe
më i miri hap telashe. Grameno rrëfen një
"hata" që u ka ndodhur në një manastir në
Dropull. Këtu bënte roje një lazaratas me
emrin Çelo. Ky ishte xhandar. Detyra e tij
ishte që të ruante manastirin nga hajdutët.
Çerçizi dhe të tjerët e bindin shpejt xhandarin
se asnjë e keqe nuk do t‘i vinte prej
tyre. Por marrëveshja prishet shpejt kur
"Çeçua" nis të marrë nishan në mes të
natës. Xhandari, i frikësuar për vendin e tij
të punës, nevrikoset shpejt dhe nis të shajë
"kapedanin". Puna shkon deri atje sa të dy
shkëmbejnë sharje të rënda, nga ato që
dikur të merrnin kokën. Çerçizi vë dorën
në kobure, por ende pa e nxjerrë atë shikon
Çelon të shtrirë përdhe duke rënkuar.
Zemani i zellshëm ia kishte kaluar shefi t.
I kishte rrasur fort nën ije thikën Çelos së
ngratë. Puna mund të shkonte keq, sepse
nëse vazhdonte armiqësia, atëherë fisi
Topulli binte në gjak me lazaratasit trima të
Çelos. Sikur të mos ishte Mihal Grameno,
që mjekoi xhandarin e ngratë dhe i uli të
dyja palët në tryezë, nuk dihej se si do t‘i
kishte vajtur fi lli kësaj historie. Gjithsesi
xhandari Çelo "i hëngri" dy muaj burg pse
i kishte lënë komitët të lirë.
Në anë të shtëpisë së dikurshme të
kulturës lexojmë një shënim plot virtyte që
Grameno pat shënuar për Zemanin. Rrapi
është po aty, në hyrje të xhamisë së sotme,
shkollës së dikurshme. Edhe ai sot bën
pjesë në "mbretërinë e gjinkallave". Disa
fëmijë lozin poshtë tij. Ne mundohemi
ta përfytyrojmë se si mund të ketë qenë
pema e madhe para më shumë se njëqind
vjetësh, por nuk arrijmë ta kthejmë as më
të madhe e as më të vogël. Ka ca gjëra që
nuk ndryshojnë me vite, a shekuj.
Në qendër të fshatit, vetëm pak metra
larg rrapit, është monumenti i bronztë që
i kushtohet grupit të Çerçizit dhe luftës së
marsit 1908. Moda e luleve artifi ciale ka
mbërritur edhe këtu. Një tufë lule plastike
duket si pa kuptim mbi portretet
burrërore dhe të ngurtësuara të Çerçizit e
njerëzve të tij. Në një lokal të vogël në anë
të monumentit, dy fshatarë kanë kohë që
debatojnë me zjarr. Fjalët më të përdorshme
të debatit janë: toka ime, kanali,
kufi ri, kaq e aq hektarë, kaq metri katror…
Duket sheshit se kemi të bëjmë me një
punë të ngatërruar prone. Heronjve tanë
të bronztë nuk u lëviz asnjë qerpik, ndërsa
"të rinjve të sotëm" as që u shkojnë sytë tek
ai kujtim mbi njëqind e ca vjeçar.
Nga fshati në Los Angelos
Nën hijen e rrapit të njohur të Mashkullorës
takojmë Siri Ahmetin, vendas i
moshuar. Xha Siriu ka një jetë fort të trazuar.
Fare i ri ka lënë fshatin për të shkuar
në Tiranë. "Asokohe ndërtohej Kombinati
i Tekstileve - na thotë dhe gjendej punë
kollaj - atje u njoha edhe me gruan time
dhe kështu nisëm jetën tonë. Mora edhe
shtëpi në Laprakë dhe kështu thashë se
do të bëja një jetë normale. Por nuk qe e
thënë. Dikush u bë ziliqar në fshat, unë
po e kisha ca biografi në "e prishur", dhe
kështu që u detyrova të kthehem këtu më
1969. Punova në kooperativë si gjithë të
tjerët derisa dhjetë vjet më vonë më kurdisën
një gjyq për agjitacion e propagandë.
Me thënë të drejtën, mbase është turp, por
deri asokohe unë as që e dija se ç‘donte të
thoshte fjala ‘agjitacion‘. Më mbajtën në
hetuesi në Gjirokastër dhe më dënuan tre
vjet e gjysmë. Provat u sajuan. Pa imagjinoni
pak, edhe një vepër të Enverit, që e
kishin shkarravitur fëmijët, si çdo libër që
gjenin, ma quajtën si provë të armiqësisë
sime. Burgun e kalova në Spaç, më shumë
nën tokë".
Xha Siriu ka një version të tijin për fatkeqësitë
që e zënë njeriun: "Kur u dënova
unë, më parë m‘u mbyt vëllai elektricist,
fare i ri në Virua, me një vajzë fare të vogël
që e la jetime. Kështu u bënë dy fatkeqësi
njëherësh. Kur vijnë, vijnë ato more djema.
Pastaj e liga, shpifja, intriga, zilia, kanë
qenë e do të jenë ngaherë. A nuk po ndodhin
edhe sot?".
Nga Mashkullora në Los Angelos. Kjo
ka qenë rruga e gjatë që ka bërë xha Siriu
dhe e shoqja. Atje ka përfunduar djali më
i vogël që iku nga Shqipëria që më 1990.
"Ishte bukur shumë, po kur nuk e di gjuhën
ç‘e do - thotë mashkulloriti i vjetër - atje
ishte plot lule. Një ditë djali donte të na
çonte në mal me ‘axhensor‘. Unë donja
po nuk pranoi plaka. Mbeta pa vajtur në
malin e Kalifornisë. Megjithatë, nuk ka si
vendi yt. Tani këtu ndjehem mirë. Kam
vuajtur, është e vërtetë, edhe nga ndonjë
bashkëfshatar, por gjithsesi nuk paska si
vendi yt".
Ka nisur të ngryset. Na duhet të shpejtojmë
ca. Ndahemi me plakun e mirë dhe
ecim për pak kohë mes shtëpive mashkullorite.
Jemi në Beqiraj, lagja e Petritit,
shokut tonë.
Nënë Sanua afër kishës
Mbase mund të jetë i vetmi vend në
Shqipëri ku kisha është fare në mes të një
lagjeje myslimane. Mashkullora banohet
nga banorë të të dy besimeve, myslimanë
e ortodoksë. Sapo ka rënë muzgu dhe
rreth e rrotull kishës ndizen dritat. Vetëm
në pak minuta jemi në shtëpinë atërore
të Petritit. Një plakë e imët mbush sytë
me lot kur na sheh në derë. Një gërshet i
hollë del nga shamia që i shtrëngon fl okët.
Ne dëgjojmë vazhdimisht fjalët: O biro, o
biro! Eshtë nënë Sanua 82-vjeçare, e ëma
e Petritit. Ajo nuk di se si t‘i gëzohet djalit
që i ka ardhur në derë. "Kam katër vjet pa
e parë - na thotë - kam qenë në Athinë me
djalin e vogël. Atje u mërzita shumë. Burg
e shkuar burgut. Fëmijët venin në punët e
tyre kurse unë si kërcure mbyllur brenda.
Më dukej vetja si në burg. Kisha ca mbesa
që më shëtisnin nganjëherë, por ç‘e do.
Unë doja të rrija këtu në shtëpinë time,
me njerëzit e mi. Kur më thanë se do të vij
këndej se ç‘më hyri një merak. Mos u ka
ndodhur ndonjë gjë djemve, mendova në
fi llim. Tani jam mirë, jam në vendin tim.
Le të vdes. Kam dalë nga burgu…". Nënë
Sanua ka pasur një jetë të vështirë. E ëma
e ka lënë jetime që kur ishte 6-muajshe.
Asokohe një grip i rëndë goditi krejt Shqipërinë,
tre vetë vdiqën vetëm në familjen
e nënë Sanos. Pastaj jetimja i kaloi me
radhë të tëra, luftën, zinë e bukës, punën
e rëndë në kooperativë, sakrifi cat për të
shkolluar fëmijët dhe më në fund edhe…
kurbetin, "burgun" sikurse e quan ajo. Ka
rënë nata. Zhurmat e fëmijëve janë shuar.
Dritat shumëngjyrëshe të kishës na duken
edhe më të hareshme teksa ndahemi me
nënë Sanon dhe miqtë e tjerë në lagjen
myslimane.
Edhe një herë puna
Në të dalë të fshatit ndalojmë në anë
të një shtëpie të madhe. Këtu jeton Zihni
Dadaj, më i njohuri në këto anë për punimin
e drurit. Në fshat na kishin folur shumë për
këtë njeri që i kishte bërë thuajse të gjitha,
nga çoban, murator, mekanik deri tek usta
i drugdhendjes. Prisnim të na dilte përpara
një burrë i fuqishëm dhe çuditemi kur na
fton të hyjmë brenda një plak i imët me
duart që i dridhen vazhdimisht. Xha Zihniu
është 74 vjeç, është i njohur në të tërë zonën
si punëtor i madh. Pasioni i tij i dytë ka qenë
gjuetia. Për t‘i kujtuar kohën që punonte
e pyesim se sa orë rrinte në punë. "16 orë
e më shumë - na përgjigjet pa u menduar
fare - dhe kjo ka vazhduar për tërë jetën deri
sa u sëmura". Në këtë moment mësojmë se
xha Zihniu vuan prej kohësh nga Parkinsoni,
një sëmundje që nuk e lë më të merret me
dashurinë e tij më të madhe, punën. Nga
kjo i vjen edhe ajo dridhja e duarve që na
kishte bërë përshtypje në fi llim. Me moshë
është bërë disi fatalist. "Tetori i 1976 duhet të
ketë qenë muaj i mallkuar - na thotë - në atë
kohë ndodhën tre ngjarje me radhë. Na vdiq
një komshi këtu pranë, më vdiq vjehrri dhe
unë vetë desh humba jetën në një aksident
në gjueti. Një shoku im më kujtoi për derr
të egër dhe më zbrazi çiften. Akoma i kam
disa fi shekë në trup. Mezi kam shpëtuar. Po
më duket se sëmundja m‘u shfaq shumë më
vonë. Bashkë me një shokun tim kishim bërë
një kope me nja 300 krerë, mirëpo nuk po
na shiteshin. Kështu që vendosëm të rrinim
në stan. Atje kam mërdhirë shumë. Që prej
asaj kohe nuk kam qenë mirë deri sa zuri kjo
sëmundje. Jetë e lodhshme more djema, ne
nuk kemi pasur rrugë tjetër". Deri në xhade
na shoqëron djali i xha Zihniut. Poshtë në
fushë ai ka një aktivitet shumë të suksesshëm
mobilierie. Fjala "punë" është ajo që ndahet
me ne e fundit nga Mashkullora, që me sigurisht
nuk është vetëm ajo "e Rrapit".
Mihal Grameno: Në betejë me Çerçizin
Korçari Mihal Grameno kishte jetuar 20 vjet
larg vendit të tij, në Bukuresht. Fati e solli që
pikërisht në Rumani të njihej me vëllezërit Bajo e
Çerçiz Topulli nga Gjirokastra. Këta, me porosi të
"Komitetit të Manastirit", kishin krijuar një çetë të
armatosur që do të niste luftën kundër pushtimit
osman. Në 1907 Grameno dhe njerëzit e Çerçiz
Topullit u nisën nga Brindizi me një anije ulqinake
dhe zbarkuan në bregun e Himarës. Kështu
nisi udha që do të çonte në betejën e famshme
të Mashkullorës të marsit 1908. Çerçiz Topulli u
pushkatua nga malazezët në Shkodër në 1915.
Ishte vetëm 35 vjeç dhe i kishte mbijetuar dhjetra
betejave dhe atentateve. Grameno vdiq në 1931
nga shkaqe natyrale. Ǒka do të lexoni më poshtë
janë marrë nga kujtimet e tij me titull "Kryengritja
Shqiptare".
"…Ishte e martë mbrëma, duke u gdhirë e
mërkurë, 5 mars 1908, kur ramë të fl emë të qetuar
që s‘ka gjësendi. Edhe me të vërtetë gjithë natën,
as ndonjë shenjë nuk kishim kuptuar se ishim
të gjurmuar, po kur ngrihet Çerçizi hedh sytë në
dritare edhe thotë:
Mihal, eja shih: djem shkolle janë, a njerëz?
Vështronj po nuk zgjidheshin mirë, kurse
Çerçizi, me të hedhur dylbinë, bërtet, o burrani
shokë, se na rrethojti ushtëria!
Në këtë fjalë, ngrihen të tmerruar gjithë shokët
edhe me vrap rrëmbyen trajstat, gunat, armët
edhe ca të mbathur e ca të xbathur u rrëxuam në
katua e që atje, duke kapërxyer një mur, duallmë
përjashta. Atje, pamë që ishim në rrezik të math po
të delnim në shesh. Prandaj muarmë një përrua të
thellë shumë, plot me shkëmbinj edhe plot me ujë.
Në krye ushtëria nuk vërejti aspak, meqenëse
ata drejtoheshin tek shtëpia, edhe kësisoj do të
mos ishim goditur, po të mos u bërtiste një tradhëtor
edhe t‘u tregonte rrugën tonë. Ky bukurosh
tradhëtor, na kishte mësuar siç duket, se me të
vajtur në Gjirokastër sa që kishte arrirë ushtëria
edhe i lajëmron për neve, kështu që me vrap i
dërguan, nën komandë të ofi cerit Nexhadin edhe
të një tjatri.
Kur shkonim me nxitim, në përrua, përnjëherësh
dëgjojmë buçimin e trumbetës edhe me vrap zunë
plumbat të na shkojnë përmbi krye duke fëshëllitur!
Ah! Ishte një moment që nuk mund ta tregonj dot!
Zëri i trumbetës, të cilin e dëgjonim për të parën herë
kur urdhëronte zjarr, na tmerrojti më tepër se ishte zë
i tmerrshëm, një zë që na ngrinte leshrat përpjetë se,
me të vërtetë, ishte zëri i vdekjes!...
Ushtarët, duke u rrëzuar që përpjetë, na e prenë
udhën edhe do të na kishin vrarë që të gjithëve, po të
mos ishin Çerçizi me Asllanin, të cilët, më të shpejtë
nga këmbët, nxitonin edhe muntnë të zenë një haur
të rrëzuar, ku vetëm gurët kishin mbetur. Që atje me
vrap u hapnë zjarr ushtarëve, duke shtrirë dy prej
tyre, kështu që ua prenë hovin e sulmin edhe kësisoj
muntmë të arrimë edhe neve gjer atje.
Vërtet arrimë, por për fat të zi, jo të gjithë. Haredin
Tremishti ra dy pash lark meje për nder të Shqipërisë
edhe të lirisë! Një plumb i armikut i kishte shpuar
kryet tej-përtej, edhe shpirti i fl uturojti në qiell! I rashë
më këmbë që të ngrihet, po ay nuk lëvizi. I hodha sytë
që ta shoh, për të fundit herë, edhe pashë që një bukuri
prej ëngjëlli i kishte rënë mbi fytyrë e zbritur prej qiellit!
Psherëtita edhe ngrita sytë në qiell, duke iu lutur
Perëndisë ta ketë në prehje shpirtin e Hajredinit, të atij
djaloshi trim, guximtar edhe të urtë, që ra dëshmor,
duke derdhur gjakun e tij për lirinë e Shqipërisë…
Kur arriva unë ne shokët edhe më pyesin për
Haredinin, të gjithë u pikëlluan edhe derdhë lotë për
gjëmën e madhe që na kish gjetur. Po Çerçizi e mblodhi
veten edhe thotë të rronjë Shqipëria se edhe neve,
gjithë si Haredini do të vritemi, po o burrani shokë, të
zemë vende që të luftojmë burrërisht. U rregulluam
duke marrë ballin Çerçizi, Zemani edhe Myftari, unë
me Asllanin muarmë anën për t‘u mprojtur krahët
nga armiku…
Më orën 7 zuri lufta e rregullshme edhe e reptë.
Ushtëria ishte përhapur edhe na kish rethuar nga
gjithë anët, edhe që andej na lëftonte. Nuk dua të
shtonj, po përkundrazi të pakësonj, numrin e ushtërisë
që përbëneshe prej më tepër se 150 shpirt, kurse neve
nuk ishim, siç dihet, pesë shpirt. Përveç kësaj nuk
duhet harruar që neve bënim ekonomi të madhe në
fi shekët, se gjithnjë Çerçizi bërtiste: mos harxhoni, o
shokë, fi shekët më kot.
Plumbat na vinin si breshëri, po neve qëndronim
si ca statute, në vëndet tona, edhe u përgjigjeshim me
plumba, po duke qëlluar edhe me këngë kombëtare…
Ah! Edhe sot e sjell nër mënt tmerrin e math që kam
ndjerë, kur pashë Çerçizin që t‘i derdhet gjak prej ballit,
edhe i verdhë si dylli i them me dëshpërim: E ç‘na
bëre, more derëzi, që na preve krahët? Pse nuk dëgjon
këshillat e mia, po të gënjyen turqit gjer të plagosnë?
Vrapova t‘i jap ndihmën e duhur, kur Çerçizi duke
fshirë gjakun më thotë: mos u dëshpro Muhal, se nuk
jam plagosur, por një cifl ë, prej guri, më goditi edhe
me zëmërim qëlloi ushtarin që e kish qëlluar edhe e
shtriri përdhe.
Çerçizi qëllon kaqë mirë, sa të rrallë besonj
se ndodhen të këtillë qëllonjës. Një ushtar, i cili
kishte zënë një vënt të fortë, e vravi edhe ky mbeti
i mbërthyer vëndit. Po Çerçizi e pandehte të gjallë,
prandaj sa herë që vërtiteshe e qëllonte, kështu
që e kishte shpuar me radhë 16 herë në krahëror!
Kësisoj, luftuam gjer në orën 2 pas dreke, kur
dëgjojmë trumbetën të buçasë. Gjer në atë kohë
ishin vrarë 8 ushtarë edhe buçimi i trumbetës
ishte shënja që të mblidhen ushtarët. Neve
pandehmë që do të shkonin, edhe u gëzuam, po
ofi cerët i mblodhnë që t‘u japin të tjera urdhëra,
se pa shkuar as 5 sekonda nisi, në buçim të
trumbetës, një luftë kaqë e rreptë, sa nuk tregonet.
Plumbat na vinin si rrëke, si breshëri edhe
të pareshtura, kaq dendur sa nuk muntnim të
zbrazim dot një pushkë…
Më orën 5, vjen mytesarifi nga Gjirokastra,
i rrethuar me zyrtarët e ushtrisë, doktorë edhe
farmacistë për t‘u dhënë ndihmë të plagosurvet.
Prapa tyre ardhi tjetër ushtëri e përzjerë me
xhandarë, për të çkëmbyer ushtarët e parë, të
cilët, të dërmuar mga lufta e nga shiu edhe duke
lënë 10 shokë të vrarë, shkuan pa ndonjë rregull
për në fshat.
Mytesarifi n, zyrtarët dhe ushtarët mund t‘i
qëllonim edhe t‘i vrisnim shumë më lehtë nga ata,
meqënëse vinin drejt neve, po nuk qëlluam duke
pandehur që pësimi i të parëvet do t‘u bëheshe
mësim, mirëpo ushtarët, pa një pa dy, zunë vende
në repat edhe na hapnë zjarr. Të shtrënguar
atëhere, u përgjigjmë edhe neve me zjarr, po më
përpara i këshilluam që të mos luftonin.
Mjerisht këshillat tona nuk i dëgjuan edhe
luftuam gjersa u ngrys, duke lënë këta tre të
vrarë. Të këtillë mori fund lufta e Mashkullorës
me 5 të Marsit 1908. Midis të pafajshmëvet edhe
të mjerëvet ushtarë, që u vranë e mbetnë lark
atdheut të tyre, u vra edhe i fëlliquri tradhëtor,
duke marrë prej Çerçizit një plumb në ballë për
çpagimin e tradhëtisë…