E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korab Sejdiu, kandidat i AKR-së për Prishtinën

E plotësuar-----

Korab Sejdiu edhe zyrtarisht para pak çastesh është nominuar kandidat i AKR-së për Prishtinë. Nominimi i tij është bërë nga kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli i cili ka thënë se AKR me vlera demokratike ka lënë prapa suksese dhe jo armiq.

“Me kandidimin e këtyre kandidatëve AKR po e qon përpara vizionin e saj. Kandidatët janë njerëz të ri të cilët do ta kenë mbështetjen e madhe të AKR-së”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, Korab Sejdiu është vizionar dhe është pajtuar me vizionin e AKR-së.

Përmes një letre publike Korab Sejdiu ka dhënë dorëheqje prej të gjitha funksioneve në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sejdiu në LDK ka qenë anëtar i këshillit drejtues.

Gara për të parin e Prishtinës pritet të bëhet shumë interesante. Burime të besueshme të Indeksonline brenda AKR-së kanë bërë të ditur se, Korab Sejdiu do ti hyjë garës për të udhëhequr me kryeqytetin.

AKR-ja është partia e dytë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. /Indeksoline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›