Ndërprerje rryme për riparime në Prishtinë

KEDS Sh.A. njofton se për shkak të punimeve të KOSTT, të enjten, më 5 Shtator 2013, nga ora 09:00 – 09:05 dhe 12:00 – 12:05, do të shkyçet nënstacioni NS 110/10 kV Prishtina.
Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ministria e Shëndetësisë, kazermat e FSK-se, Ambasada Amerikane, USAID, lagjet: Arberia (nje pjesë), Dardania (një pjesë), Aktashi, qendra (një pjesë), Stacioni i Policisë, Qafa, Xh.Ibishi, Lakrishte, Banesat e Tjerrtores.
Shkyçja bëhet nga KOSTT-i me qëllim të testimit të mbrojtjes rele në transformatorin energjetik T-1. /Indeksonline/