Presidenti i AUK-ut në Presidencë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot presidentin e Universitetit Amerikan në Kosovë, Winfred Thompson.
Presidentja Jahjaga i uroi mirëseardhje në Kosovë zotit Thompson duke e vlerësuar lartë kontributin e AUK-ut në shkollimin e të rinjve në Kosovë, njofton Presidenca.
Presidenti i Universitetit Amerikan në Kosovë, Winfred Thompson, falënderoi presidenten Jahjaga për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë këtij universiteti. /Indeksonline/