E Diel, 1 Nëntor 2026

Korab Sejdiu, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Ish-këshilltari për legjislacion i ish- presidentit Fatmir Sejdiu, aktualisht avokati Korab Seidiu parashihet të jetë kandidat i LDK-së për kryetar komune të Prishtinës në zgjedhjet e paralajmëruara të mbahen në vjeshtë. Sipas burimeve të Koha.net, emri i Korab Sejdiut për kreun e ardhshëm të kryeqytetit, po lakohet tash sa kohë në qarqet vendimmarrëse në LDK-së. Sipas këtij burimi, Sejdiu ka shans real për t’u kandiduar për të parin e Prishtinës, pasi që ai aktualisht është edhe i preferuari i kreut të LDK-së dhe kryetarit aktual të Prishtinës, Isa Mustafës.

Korab Sejdiu (1977) ka lindur në Prishtinë, ku kreu shkollën fillore dhe dy vjet të shkollës së mesme, të cilën e vazhdoi në SHBA. Në SHBA i ka vazhduar edhe studimet e larta në një kolegj në New Jersi. Në vitin 2004, në SHBA ka mbrojtur titullin doktor i judikaturës. Po në mërgim, në ShBA, në disa shtete federale të saj u licencua për avokat shteti.

Pas kryerjes së studimeve filloj të punojë në Gjyqin Suprem të New Jersit. Pas pak vitesh punësohet si avokat në një firmë avokatësh, ku merrej kryesisht me raste të korporatave dhe rasteve komerciale.

Nga fundi i vitit 2007, Korabi kthehet në Kosovë, dhe aty angazhohet nga ana e kontaktuesit të shoqërisë amerikane USAID, si Këshilltar Ligjor në mbështetje të Kuvendit të Kosovës. Nga këtu, më pas hynë në kabinetin e presidentit të Republikës së Kosovës, ku nga 19 marsi i vitit 2008, shërben edhe më tutje (2011) si këshilltar ligjor. Sejdiu ligjëron lëndën "E drejta e biznesit" dhe lëndën "E drejta Ekonomike Ndërkombëtare" për studime themelore dhe në ato të magjistraturës në Universitetin e Prishtinës dhe në AAB Riinvest./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›