E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia në Serbi mbrojtje antiraketore?!

Pranimi i Serbisë në ODKB në cilësinë e vëzhguesit në Moskë vlerësohet si fazë e re e zhvillimit të raporteve të Beogradit dhe Moskës, ndërsa disa theksojnë se se Serbia mund të bëhet një nga përgjigjet asimetrike në vendosjen e mbrojtjes antiraketore në Evropë.

Pranimi i kohë më parë i Serbisë në cilësinë e vëzhguesit në organizatën e Marrëveshja për siguri kolektive, në orët përfundimtare të vizitës së Kryeministrit të Serbisë Ivica Daciq në Moskë, si dhe takimi me Ministrin e mbrojtjes Sergej Shojgu shënon drejtimin e ri në të cilën lëviz Serbia, taksojnë mediet ruse, cituar nga e përditshmja serbe Kurir.

“Delegacioni ushtarak rusë është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen në Beograd në mes ministris së Mbrojtjes së Serbis dhe Rusis”, ka thënë ministri rusë i Mbrojtjes Shogu duke pohuar që në muajin maj Ministria Mbrojtjes së Federatës ruse prêt në vizitë Kryeshefin e Shtabit të Përgjithshëm të UJ, gjeneral kolonelin Lubisha Dikoviq në Moskë.
Në një publikim të “Nezavisimaya gazet” thuhet se Daciq ka deklaruar se “Shogu është gjatë mik i madh i Serbisë dhe se mbështet popullin serbë në kohët më të vështira të luftës dhe bombardimeve më 1999. Poashtu ai përkujtoi në ndihmën personale të ministrit rusë në krijimin e qendrës humanitare serbo-ruse në Nish.

“Bashkëpunimi ynë tani do të ndërtohet në mënyrë tjetër. Jam i sigurt se Shogu personalisht do të jap ndihmën e nevojshme në forcimin e lidhjeve në ushtrinë e Serbisë dhe Rusisë”, tha kryeministri serb.

Analistë rusë vlerësojnë se me këtë është bërë arritje e madhe e Rusisë, me çka hapet mundësia e prezencës ushtarake të Moskës në Ballkan, që mund të shërbejë si përgjigje ruse ndaj vendosjes së sistemit amerikan antiraketor në Evropë.

Kjo është hera e parë, thonë analistë rusë, që organizata ODKB në anëtarësimin e vëzhguesit e ka pranuar një vend që nuk ka qenë në kuadër të Bashkimit Sovjetik.

Rusët pranojnë se organizata aktualisht nuk ka ndonjë imazh të lartë në komunitetin ndërkombëtarë, e veçanërisht në mes anëtarëve të NATO-së, por mediet përkujtojnë se në kudër të ODKB kohë më parë ka filluar transformimi ushtarak i vendeve anëtare, ku janë vendosur objektivat gjeopolitik të kësaj organizate që janë orientuar tani nga Evropa, që paraqet një hap të madhë, thotë gazetari Vladimiru Muhin, sepse planet e mëhershme dhe qëllimet e ODKB asnjëherë nuk kanë tejkaluar kufijtë e ish BRSS.

Pranimi i Serbisë në statusin e vëzhguesit sipas Muhin është forcuar fuqishëm pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi në maj të vitit të kaluar dhe pas vizitës së presidentit të këshillit të lartë të “Rusisë së Bashkuar” të Boris Grizlovit në Serbi. Ai tha asokohe se Moska është e drejtuar nga ndërtimi i partneritetit strategjik me Serbin.
Një hap tjetër të madhe të cilën Serbia e ka bërë ka të bëjë me kërkesën e Kuvendit popullor të Serbisë, adresuar Dumës ruse që Serbia të bëhet anëtare e ODKB, pastaj vizita e Dimitrij Rogozini, që bëri të ditur se kërkesa e Serbisë është pranuar, deri në prezencën e përfaqësuesit të Kuvendit popullor të Serbisë në pallatin e Tauridës në Sankt Peterbug, ku mbahej takimi këshillit të ODKB.

Sekretari i përgjithshëm i ODKB, Nikolaj Borjudzha, ka konfirmuar pranimin e statusit të Serbisë si vëzhgues në këtë organizatë, por siç tha ende është herët të për anëtarësimin e plotë, dhe se për këtë nuk është biseduar me udhëheqjen serbe, si dhe që statusi i vëzhguesit nuk nënkupton pjesëmarrjen e vërtet në aktivitetet e anëtarëve.
Sipas tij, hyrja e Serbisë është ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare në vendosjen e kontaktit të anëtarëve të kësaj organizate dhe vendeve të ish BRSS me një vend evropian me çka është ngritur imazhi i organizatës me tejkalimin e kufijve të ish BRSS.

Gjeneral koloneli Leonid Ivashov që gjatë ka udhëhequr Shërbimin kryesor për bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes thotë se ky është hapi i parë dhe se logjika tregon përafrim të Serbisë dhe Moskës duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ushtarak, me çka do të ndihmohet që Serbia të forcojë pozicionin e saj në Ballkan, duke përfshirë këtu çështjen e Kosovës.
“Do të ishte e dëshirueshme edhe formimi i forcave të armatosura të Serbisë pranë Zyrës të këshilltarit kryesor ushtarak, që do të forconte mbrojtjen e Serbisë”, tha Ivashov.

Kapiteni Konstantin Sivkov, që ishte një kohë të gjatë në krye të shërbimit në qendrën për studime ushtarake dhe strategjike të shtabit të Përgjithshëm tha se caqet ushtarake ruse në Ballkan janë edhe më ambicioz. Pra ai beson se në Serbi është i mundur prezenca e Rusië sepse kjo mund të jetë nga përgjigjet asimetrike në vendosjen e mbrojtjes antiraketore amerikane në Evropë(andaj theksohet instalimi i raketave Iskander)./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›