Thaçi ngushëllon familjen Hysa

Me rastin e vdekjes së poetit Bedri Hysa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Hysa.
Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e poetit dhe punëtorit shumëvjeçar të kulturës, Bedri Hysa.
Vdekja e poetit Bedri Hysa është humbje për familjen tuaj, për kulturën dhe letërsinë shqipe, së cilës i dha një kontribut të shquar.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh ngushëllimet më të thella, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi./Indeksonline/