E Enjte, 5 Nëntor 2026

Korabi mposht Bylisin, “buzëqesh” Erzeni

Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me tetë sfida, duke dhuruar emocione dhe rezultate surprizë. Bylisi ka provuar shijen e humbjes në Peshkopi ku është mundur 1-0 nga ekipi vendas Korabi. Nga ky rezultat ka bzëqeshur Erzeni, që me fitoren minimale 1-0 përballë Maliqit afrohet akoma më shumë me vendin e parë.

Surprizon Tërbuni, që ka arritur të marrë një fitore 2-1 në fushën e Shkumbinit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Turbina në fushën e Pogradecit. Vora është e papërmbajtshme, 4-1 përballë Butrintit. Burreli e bën të lehtë përballë Besëlidhjes duke fituar me rezultatin 3-0. Fitore minimale për Apoloninë dhe Lushnjën, 1-0, duke mundur respektivisht Tomorin dhe Besën.

REZULTATET

Korabi-Bylis 1-0

Erzeni-Maliqi 1-0

BurreliBesëlidhja 3-0

Shkumbini-Tërbuni 1-2

Pogradeci-Turbina 1-2

Apolonia-Tomori 1-0

Lushnja-Besa 1-0

Vora-Butrinti 4-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›