E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja Arabe pezullon Sirinë

Lidhja Arabe me vendimin e saj historik për pezullimin e pjesëmarrjes së Sirisë, paralajmëroi Sirinë se pas këtij vendimi, ajo do të gjendet në një krizë më të madhe politike dhe ekonomike.

Vendeve anëtare  gjithashtu, iu kërkua të tërheqin ambasadorët e tyre, si dhe iu bë thirrje regjimit sirian që të ndalë dhunën ndaj qytetarëve. Votimi i Lidhjes Arabe vjen pasi qeveria e Sirisë injoroi propozimin e saj që të niste dialogun me përfaqësuesit e opozitës.

Por përfaqësuesi i Sirisë deklaroi se vendimi i marre ka shkelur rregulloren dhe nuk është i drejtë. Youssef Ahmed tha për televizionin shtetëror sirian se, “Liga Arabe po i shërben agjendës Perëndimore dhe asaj amerikane”.

Propozimet e Lidhjes Arabe, të cilat më parë ishin pranuar nga presidenti Bashar al Assad, parashikonin lirimin e të burgosurve, tërheqjen e forcave të sigurisë nga rrugët dhe nisjen e bisedimeve qeveri-opozitë. Por kjo gjë nuk ndodhi. Vetëm ditën e shtune në qytetin e Homsit dhe të Damaskut u vranë 12 civilë.

Organizata Human Rights Watch lëshoi publikoi një raport ku përfshiheshin torturat dhe vrasjet në këto qytete, në këtë raport i bëhej thirrje Lidhjes Arabe që të shtonte presionin ndaj regjimit sirian. Ndërsa OKB ka njoftuar se mbi 3.500 persona kanë vdekur që nga fillimi i protestave popullore në muajin mars, si pasojë e reagimit të ashpër të forcave të sigurisë. /L.F/Start/

                                                                                             2011-11-13 11:30
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›