Tadiç: Menaxhimi i integruar, ide e Beogradit

Presidenti serb, Boris Tadiç, tha sot se nuk ka marrëveshje për pikëkalimet kufitare me Kosovën, por se po bisedohet për menaxhimin e integruar.
Në pyetjen se i kujt ka qenë propozimi i tillë, Tadic ka thënë se “Beogradi e ka iniciuar”.
Ai thotë se pala shqiptare donte “që kalimet administrative t`i shpallte kufij, por këtë Serbia nuk do ta pranoj”.
"Për këtë flitet, kjo është tema”, ka thënë ai, transmeton Beta.
"BE i sheh në mënyrën e vet gjërat, e edhe pala shqiptare në mënyrë e vet. Sidoqoftë, po shkojmë me iniciativë jo vetëm kur është fjala tash te kjo çështje e rendit të ditës, por te tërë aspekti teknik i bisedimeve”.