Platini sërish kundër Kosovës

I pari i UEFA-s, duke folur për çështjen e Kosovës dhe Katalunisë nuk ka dhënë shprese për pranim, derisa të këto dy shtete të mos anëtarësohen në Organizatën e Kombeve të Bashkuar.
Platini duke folur për kërkesën e pranimit të Gjibraltarit, tha se: “Nga ne është kërkuar që ta anëtarësojmë Gjibraltarin për shkak të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Kjo është arsyeja pse duhet të kërkojmë nga Kongresi ta pranoj vendimin”, ka thënë Platini.
Megjithëse, as Gjibraltari nuk është pjesë e OKB-së, Platini ka thënë se “rregulli për mos-lejimin e anëtarësimit për vendet që nuk janë pjesë e Kombeve të Bashkuara ka hyrë në fuqi gjatë vitit 2001, ndërsa kërkesa e Gjibraltarit ka ardhur më herët”.
Duke folur për Kosovën Platini tha se ky rregull nuk lejon UEFA-n të merret me këtë çështje. “Për këtë arsye ne nuk merremi me çështjen e Kosovës ose Katalunisë”, tha ai.