E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, Gjykata e Apelit: Naum Disho duhet të arrestohet

KORÇE - Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për arrestimin e kreut të OMONIA-s në Korçë, Naum Disho, lidhur me skandalin e dhunimit të varreve në Boboshticë.

Apeli rrëzoi pretendimet e avokatit mbrojtës për shtyrjen e arrestimit të Dishos, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për kreun ë OMONIA-s.

Skandali i varreve në Boboshticë u zbulua në tetor të vitit 2010, kur banorët e fshatit denoncuan dhunimin e varreve të të parëve të tyre, me qëllim ndërtimin e një memoriali për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke të viteve 40.

Sipas banorëve, në ato varreza nuk ka pasur asnjë ushtar grek të varrosur. Menjëherë prokuroria nisi hetimet, ndërsa dosja me të pandehur kreun e OMONIA-s në Korcë dhe 2 punëtorët u dërgua në Gjykatë, gati një muaj më vonë, në nëntor 2010.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›