Albpetrol, debate në Kuvend, Shalsi: Sdhatë informacion, Naço: E falet ju
Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë po diskuton sot ligjin për privatizimin e Albpetrol mes debatesh të shumta mes mazhorancësh dhe opozitës. Një sërë pyetjesh u drejtuan nga deputeti Erjon Braçe lidhur me pr/ligjin e ri, i cili kërkoi që të mblidhet Komisioni i Ekonomisë dhe ai Veprimtarisë Prodhuese para se të dëgjohen amendamentet e propozuara nga mazhoranca.
Në bazë të marrëveshjeve hidrokarbure mes Albpetrol dhe kompanive të tjera sa është sasia e naftës që përfiton Albetrol në vit? Sa ëshët vlera monetare të paktën për 3 vitet në vijim? Në marrëveshje mes Ministrisë në 1993-shin dhe Albpetrol shoqëria vetëm autorizohet nga ana e Ministrisë dhe është e qartë se gjitha të drejtat i ka Ministria, cila është arsyeja që këto të drejta deri tani do ti kalojnë Albpetrol? Sa janë respektuar deri tani marreveshjet hidrokarbure? Pra në terma konkrete të investimeve, dhe të prodhimit për secilen nga marrëveshjet hidrokarbure? Nëse sjanë zbatuar cili është qëndrimi i Ministrisë për to? Si i kontrolloni ju si ministri vlerën e investimeve dhe shpenzime të tjera të kompanive që kanë përfituar marrëveshje hidrokarbure?- tha Braçe.
Po ashtu deputeti Pandeli Majko deklaroi se privatizimi i sektorit të naftës është proçes shumë i rëndësishëm, teska i drejtoi pyetje zotit Spaho: Është shumë i rëndësishëm siç është nafta. Kemi dy shkresa këtu të firmosur nga Edmond Spaho dy herë, herë në emër të komisionit herë në emrër të një grupi deputetësh. Privatizimi i sektorit të naftës. Smund të firmosesh një gjë në datën 6 dhe një në datën 19 ku këkron ndryshime të ligjit. Spo diskutojmë ndryshime teknike, por një privatizim të sektorit më strategjik që ka Shqipëria”.
Nga ana tjetër deputeti Spaho deklaroi se Albpetrol s’është një pasuri aq me vlerë në kushtet aktuale që ndodhet, dhe se privatizimi i tij është forma më e drejtë.
Rëndësi ka të miratohet pavarësisht retorikës të kolegeve të mi. Albpetrol sështë një pasuri kaq e madhe se sa ta nxjerrësh në treg të gjesh një blerës potencial. Kemi eksperienca të tjera se sjanë bërë se u ka rënë vlera. Duhet ta nxjerrim në treg me vlerë reale, jo me ëndrra. Albetropi ka pjesën më pavlerë të zonave të naftës, pasi pjesa tjerë është miratuar para 2004-ës, kjo ka puset më më pak rezerva dhe ka kosto të medha. Për rrjedhojë fuqizimi i pikave B dhe C është i pakuptimtë se do të reduktojë më tepër vlerën e kompanisë. Ti jepet Albpetrol e drejta për zona hidrokarbure të marrë license si kompanitë e tjera private. Këto janë çfarë kemi paraqiur. Ky propozim për pjesën e listës C është përgatitur në bashkëpunim me METE. Po ndizet debate në mënyrë jo të ndershme, po kur zona A dhe B ku është sakrilegji që su dashka dhënë një zone tjeter? Ku është faji këtu?- tha Spaho.
Ndërkaq zonja Topalli u shpreh se PS është kundër privatizimeve.
vijon
Shkrime të tjera me interes:
- METE paralajmëron për largim nga puna kreun e ‘Albpetrol’ Tiranë- Drejtori i kompanisë shtetërore Albpetrol paralajmërohet për pushim nga...
- Kuvend, miratohet me 72 vota privatizimi i Albpetrol Tiranë- Privatizimi i Alpetrolit është miratuar sot me 72 vota pro...
- Hajdutët vjedhin, Albpetrol gjobit punëtorët Tiranë- Naftëtarët e Albpetroli-t kanë bërë kallzim penal në Prokurorinë...