Ashton: Dialogu Serbi-Kosovë, arritje historike
TIRANE - Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, u ka bërë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos e pengojnë afrimin e Kosovës me BE-në.
Gjatë fjalimit që mbajti në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, Ashton theksoi se ajo që është arritur në dialogun Serbi - Kosovë është pothuajse historike.
“E dimë se rruga e zbatimit te saj është me pengesa. E dimë se ka njerëz, që nuk dëshirojnë që kjo të ketë sukses, që është tragjike. E dimë se do të duhen shumë përpjekje dhe ne duhet ta bëjmë këtë përpjekje në vazhdimësi”, - theksoi Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian përsëri ka shprehur falënderime personale për presidentin e Serbisë, Boris Tadiç dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
(er.nu/news24/BalkanWeb)