E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrestohet 17-vjeçari për tentativë vrasjeje

Në pranga ra shtetasi me iniciale L.H  17-vjeç banues ne lagjen Nr 16 Korçë, i padënuar më parë.

Arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës e konkretisht në lagjen nr 7 në ambientet e lokalit  “Vasport”, 17 vjeçari L.H për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasit (at e bir) M.P 21-vjeç dhe Dh.P 55-vjeç (ky i fundit pronar i lokalit “Vasport”) , te dy këta shtetas banues ne lagjen Nr 7 Korçë.

jatë konfliktimit autori, shtetasi me iniciale L.H ka tentuar të vrasë më armë zjarri pistolete duke qëlluar njëherë, ne drejtim  te pronarit të lokalit 55 vjeçarit Dh.P.

Policia sqaroi se nga ngjarja  nuk ka persona të plagosur. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan arma e zjarrit pistoletë e tipit TT, një gëzhojë metalike kalibër 7.62 mm, një predhe armë zjarri si dhe 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet e përpiluara ne ngarkim te shtetasit të mësipërm do i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake pa leje”. /Start/

                                                                                             2012-01-22 11:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›