E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitën me armë një banesë, dy në pranga një në kërkim

Policia hetoi dhe zbuloi një vjedhje me dhunë nën kërcënimin e armës e ndodhur dy ditë më parë në Kryeqytet.

Kështu, u arrestuan në flagrancë shtetasit Serxho Muho, 23-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, si dhe Luan Maçi, 27-vjeç, banues në Tiranë, i proceduar  më parë për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, u shpall në kërkim autori i tretë shtetasi  Elton Sako 28-vjeç. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi më datë 20 janar 2012 rreth orës 18.30’ ne bashkëpunim me njeri-tjetrin kane vjedhur me armë banesën e shtetasit Veledin B.,  e ndodhur në afërsi të rrugës “Qemal Stafa”, në kryeqytet.

Aktualisht, nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta tre shtetas, në momentin e grabitjes kanë qenë të maskuar dhe kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., ku kanë gjetur në banesë vajzën e tij të mitur 13 vjeçare dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të  vjedhin një sasi bizhuterish, të cilat arrijnë një vlerë të konsiderueshme parash.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një pjesë e bizhuterive të vjedhura, shuma prej 13 mijë lekësh të reja e përfituar nga shitja e bizhuterive. Ndërkohë që vazhdon puna intensive për kapjen e bashkautorit tjetër të implikuar në vjedhje, i cili tashmë është identifikuar. /Start/

                                                                                             2012-01-22 15:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›