Aleanca Kuq e Zi me program politik, në thelb: Bashkimi kombëtar
TIRANË- Aleanca Kuqezi e ka tashmë programin e saj politik, në thelb të të cilit qendron pikërisht bashkimi i trojeve shqiptare. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht platformën e plotë qeverisëse të “kuqezinjve”, të cilëve iu ka mbetur tashmë vetëm ta zyrtarizojnë “de jure” shndërrimin e lëvizjes së tyre në një forcë politike, që mendohet të marrë pjesë në garën elektorale të 2013-ës.
Programi politik prej 5 faqesh i Aleancës Kuqezi bazohet në 10 shtylla kryesore. Prioriteti kryesor është pikërisht bashkimi kombëtar i shqiptarëve si një shtet në funksion të të cilit propozohet fillimisht krijimi i një “Bankë Kombëtare” ku të mblidhen dhe garantohen të gjitha kapitalet shqiptare.
Programi adreson zgjidhjen e problematikave të vërejtura në proceset elektorale në funksion të së cilës premtohen zgjedhje të lira e të drejta nëpërmjet votimit ose numërimit elektronik për t’i dhënë fund shitëblerjes së votës. Aleanca Kuqezi në programin e saj premton kufizim të mandateve politikë të kryetarëve të partive, presidentëve, kryeministrave, kryetarëve të bashkive dhe komunave, në jo më shumë se dy mandate pa të drejtë përsëritje. Shtyllë kryesore e programit të saj është edhe hapja e dosjeve të të gjithë bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit apo të agjenturave të huaja antishqiptare.
Sa i përket çështjes së pronave, “kuqezinjtë” garantojnë në programin e tyre mbrojtjen e tokës bujqësore dhe trojeve nga ndërtimet e paligjëshme si edhe zgjidhjen e të gjithë vendimeve të padrejta në proçesin e kthimit dhe kompesimit të pronave. Ndërsa në lidhje me reformën në sistemin e drejtësisë, Aleanca Kuqezi angazhohet “të shkëpusë nga kontrolli politik Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese si dhe të rris standardet profesionale apo llogaridhënien. Përzgjedhja e gjyqëtarëve të lartë të realizohet ose brenda sistemit ose nga vetë populli por jo nga parlamenti (politika).
(ma.ar/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera SHKRIMI I PLOTE NE GAZETA SHQIPTARE