Korçë, burri godet me gurë në kokë gruan

Krimi në familje ka goditur pasditen e sotme qytetin e Korçës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vreshtas të rrethit të Korçës, ku Defrim Tale, 45 vjeç ka goditur me gur në kokë bashkëshorten e tij. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje xhelozie ku më pas burri e ka goditur me gurë në kokë bashkëshorten Luljeta Tale. Policia ka arrestuar menjëherë autorin e ngjarjes dhe mësohet se gruaja e cila ndodhet në spital ndodhet në gjëndje tepër kritike, pasi ka marrë dëmtime të rënda në kokë.