E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit", vrasja e kreut të PDK në Malësinë e Madhe dhe zgjedhjet

Kryedemokristiani Nard Ndoka ka akuzuar drejtpërdrejti kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli si ish-bashkëpunëtore të sigurimit të shtetit me pseudonimin dizenjatorja. Përgjatë emisionit "Ora e Debatit" ku liderët e Polit të Lirisë përballë gazetarëve kanë diskutuar ashpërsinë e fushatës elektorale. Kreu i PDK ka deklaruar se numri 2 i PD nuk duhet të qëndrojë në politike sepse i ka shërbyer sigurimit të shtetit në kohën e regjimit komunist. Kjo deklarate është mbështetur edhe nga Aleksander Meksi dhe Dashamir Shehi të cilët kanë deklaruar se ish-spiunët sot janë kandidatë për deputet. Nga ana tjetër Nard Ndoka ka deklaruar se tashmë ka gati 2 padi penale për kryetaren e kuvendit dhe policinë e shtetit të cilat do ti depozitojë në prokurori lidhur me reagimet ndaj vrasjes së Aleksandër Kekës. Sipas tij të dyja denoncimet do ti drejtohen prokurorisë për shpifje ndaj kreut të PDK në Malësinë e Madhe Aleksandër Keka. Ai gjithashtu shtoi se Topalli do të jetë kurbani i parë i PD pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndoka u shpreh se i qëndron deklaratave që vrasja e Kekës është politike dhe se gjyha e nënkryetares së PD-së Topalli nxiti persona me precedentë penal që ndodhen praën PD-së. Sipas Ndokës deklarata e Topallit shprehu një klimë terrori por ai theksoi se telefonatat kërcënuese të Kekës janë nga eksponentë të PD dhe unë jam i hapur të bashkëpunojë me prokurorinë. Duke iu referuar ndërkaq momentit të rikthimit të Aleksandër Meksit në politikë ish-kryeministri ka shpjeguar edhe rolin e tij kundrejt firmave piramidale. Sipas Meksit nga ana e tij janë bërë kërkesa të vazhdueshme guvernatorit të atershëm të Bankës së Shqipërisë për firmat piramidale.
Kështu Aleksander Meksi, Dashamir Shehi, Nard Ndoka përballë gazetarëve Valbona Kurti, Mentor Kikia dhe Aleksandër Çipa për më shumë se 2 orë kanë diskutuar rreth ngjyrimeve të fushatës elektorale por edhe për ambicjen e Polit të Lirisë garën e 28 qershorit Sipas Ndokës Poli i Lirisë është një realitet që po rritet dhe një ka krijuar një frikë tek PD. Poli i Lirisë do të jetë forca përcaktuese në qeveri dhe nuk do të lejojë partitë e mëdha të luajnë ka theksuar Ndoka. Ish kryeministri Aleksandër Meksi u shpreh gjithashtu në emisionin "Ora e Debatit" se nuk do të pranonte të ishte pjesë e kabinetit qeverisës as të Partisë Socialiste as të asaj demokratike. Ndërsa për incidentet e ndodhura kohët e fundit sipas Meksit i bën dëm vendit në aspiratat e tij për në BE. "Bëjmë thirrje që agresiviteti dhe ndarja e fushatës është diçka që nuk duhet të ndodh" ka theksuar Meksi. Ndërsa kreu i LZHK Dashamir Shehi u shpreh se klima e tanishme politike që po krijohet po ngre botën e krimit. Sipas tij disa elementë po dalin jashtë kontrolli dhe kjo armosferë është jashtë realitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›