E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, PDI: Mbështetje për çështjen Çame

Në një takim me forumin rinorë të saj Partia Drejtësi dhe Integrim e ka vënë theksin në zgjidhjen e çështjes Çame. Përfaqësuesit e PDI-së kanë kërkuar votën për forcën e tyre duke kërkuar një përfaqësi në parlamentin shqiptarë. 

TIRANE- Partia Drejtësi dhe Integrim organizoi një takim elektoral me të rinjtë e forumit të tij. Kreu i kësaj partie Tahir Muhedini tha se partia e tij do të ketë prioritet çështjen Çame. “28 qershorin do ta shënojmë si ditën e shpresës dhe fitores, ku për herë të parë në parlamentin shqiptarë do të shkoj zëri i përfaqësuesve Cam. Përfaqësuesit më dinjitoz të kësaj krahine, ndaj votoni PDI-në, votoni numrin 15-të në 28 qershor, sepse vota për PDI-në është votë për Çamërinë është votë për Shqipërinë është votë për zgjidhjen e cështjes Came”- theksoi kreu i forumit rinorë i PDI-së Altin Osmani. . (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›