Fushata, Milo: PDS, masa për daljen nga kriza
Partia Demokracia Sociale në vijim të turit të saj elektoral është ndalur në qytetin e Vlorës në një takim me fasonistët e këtij qyteti. Kreu i kësaj force Milo premtoi se pas ardhjes në qeveri do të ndërmerren masa për daljen nga kriza të këtij biznesi.
VLORE- Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, u takua me fasonistët në qytetin e Vlorës. Gjatë bashkëbisedimit me ta Milo premtoi se partia e tij në programin e vet parashikon masa direkte në drejtim të këtij biznesi. “Demokracia Sociale sëbashklu me partnerët e vet ka parashikuar menjëherë pas fitores dhe ardhjes në qeveri ne do të heqim taksën e sheshtë. Në të ardhmen ne do të heqim dhe do të rimbursojmë TVSH-në. Gjithashtu do të marrim një varg të tjerash masash sociale të cilat jo vetëm do të cojnë në rritjen e nivelit të jetesës por edhe të plotësimit të kushteve të domosdoshme për të mos vuajtur më”- u shpreh Milo. (a.r/news24/balkanweb)