E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, e la i dashuri, vetëvaret 16-vjeçarja

KORÇË- Një 16-vjeçare nga fshati Symiz i Korçës, mbrëmë i dha fund jetës duke u vetëvarur në litar. 

Xhuljana Baci u gjet e pajetë në papafingon e shtëpisë së gjyshërve të saj (banonte me ta se prindërit i kishin emigruar në Greqi). 

Pas sinjalizimit për ngjarjen, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Sipas hetuesve të çështjes, viktima ka marrrë vendimin fatal, pas ndarjes nga i dashuri i saj.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›