E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, qëllohet me automatik mjeku, tek farmacia e tij

LAÇ- Plagosje me armë zjarri në qytetin e Laçit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se se në orët e para të mëngjesit të sotëm (rreth orës 8:30 minuta) është qëlluar me automatik mjeku Arben Bruka, 37-vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa mjeku Bruka, pronar i një farmacie, e cila ndodhet përballë spitalit të qytetit, po hapte farmacinë e tij.

Mjeku Bruka ka marrë plagë të rënda në këmbë, ndërkohë bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen autorët, ndërkohë menjëherë në vendngjarja kanë mbërritur forcat e Komisariatit të qytetit, të cilat kanë nisur punën për kapjen e autorëve si dhe rrethimin e zonës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për arsye të profesionit të mjekut.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›