Akuza: Britney Spears harron drogën tek vendi ku luanin fëmijët
NEW YORK- Britney Spears pritet të përballet me akuza të reja, për përdorimin e lëndëve narkotike. Sam Lufti, ish-menaxheri i yllit të popit, pritet të dëshmojë në gjyq, se 31-vjecarja përvec përdorimit të drogës, ka vënë në rrezik edhe jetën e fëmijëve të saj, pasi sipas tij, Spears e linte lëndën narkotike në vendin ku luanin vogëlushët.
Lufti rrëfen për TMZ, se gjatë kohës së bashkëpunimit mes tyre kur hyrjet dhe daljet në shtëpinë e yllit të muzikës pop ishin të shpeshta, në vitin 2007 një qen nuhatës kishte gjetur në shtëpinë e Spears një sasi të drogës kristal metodë në qilimin e sallonit.
“Britney duhet të dëshmojë se si qentë nuhatës gjetën tepricat e drogës mbi qilim, ku fëmijët e saj të vegjël, 1 dhe 3-vjeç, luanin gjatë vizitave”, ka thënë Lufti.
Gjatë intervistës, ish-menaxheri deklaron se ka larë me shampon qilimin dhe e ka zëvendësuar atë me një tjetër. Në dokumentet shpërthyese, Lufti gjithashtu pretendon se Spears i ka rrëfyer se se babai i saj Jamie ishte një 'abuzues me alkoolin' dhe një 'racist dhunshëm'. Akuzat e reja janë tronditëse për familjen Spears, e cila në fund të këtij muaj do të jetë në bankën e dëshmitarëve gjatë seancës gjyqësore.
(e.m/BalkanWeb)