E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Nuk mbështesim përdorimin e forcës në veri

PRISHTINE- Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Siguri, Catherine Ashton, theksoi nevojën për përmbajte duke i bërë thirrje Prishtinës e Beogradit të veprojnë përgjegjshëm në bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare. 

Përdorimi i forcës, sipas saj, duhet të përjashtohet si mjet për zgjidhjen e problemeve. 

“Përdorimi i forcës natyrisht se nuk do t’i kontribuonte situatës, nuk do ta përmirësonte e as nuk do ta qetësonte atë. Ne duam që të dyja palët të jenë të përmbajtura, të veprojnë përgjegjshëm dhe të vazhdojnë bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare”, tha ajo. 

Komenti i saj pason deklaratat e zyrtarëve kosovarë, të cilët nuk përjashtuan mundësinë e përdorimit të forcës për vënien e sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe kërkesat e opozitës që të veprohet sa më parë në këtë drejtim.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›