Çështja Rubi, dhjetëra vajza të spektaklit dëshmojnë për Berluskonin
MILANO- Një numër vajzash të botës së spektaklit janë paraqitur sot në gjykatën e Milanos për të dëshmuar në procesin kundër ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni ku ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Bëhet fjalë për vajza të cilat kanë qenë të ftuara në të ashtuquajturat festat “bunga, bunga” që miliarderi organizonte në rezidencën e tij luksoze në Arkore. Berluskoni akuzohet se ka paguar para për të kryer marrëdhënie seksuale me kërcimtaren marokene të klubeve të natës Karima El Mahroug, e njohur si Rubi, kur ajo nuk kishte mbushur 18 vjec.
Berluskoni ka mohuar akuzat duke thënë se kujtonte se Rubi ishte mbesa e ish- presidentit egjiptjan Hosni Mubarak ndaj dhe vendosi ta ndihmojë atë duke i dhënë 45 mijë euro.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)