Korçë, gjendet e vdekur në një kanal një grua e moshuar
KORCË- Gjendet e vdekur një grua e moshuar në Korçë. Trupi i pajetë mësohet se është gjetur ditën e sotme në afërsi të impiantit të ujërave të zeza të qytetit.
Bëhet me dije gjithashtu se e moshuara është gjetur në një kanal, ndërsa nuk ka shenja dhune.
Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, ajo ka një hematomë në këmbë. Blutë e qytetit juglindor po punojnë për identifikimin e saj si dhe për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
(m.a/BalkanWeb)