Makinat, zbardhet ligji i ri për uljen e taksave
TIRANE - Sot qeveria pritet të miratojë ndryshimin e ligjit për taksën e makinave të përdorura. Gazeta Panorama zbardh të plota tri nenet, të cilat përgjysmojnë taksën vjetore, falin detyrimet për automjetet e sekuestruara dhe favorizojnë të gjithë ata që nuk e kanë paguar taksën vjetore deri në qershor të këtij viti. Tri nenet që pritet të kalojnë sot ruajnë favorizimin e makinave të reja deri në tri vite përdorim dhe ulin me 50% detyrimin për makinat e vjetra.
Përgjysmimi i taksës
Në nenin e parë, ai që përcakton formulën e taksimit për automjetet e përdorura, është vendosur përgjysmimi i koeficienteve për llojin e karburantit. Aktualisht formula përcakton shumëzimin e cilindratës, kubikëve të motorit të makinës me taksën fikse të karburantit dhe koeficientin e viteve të përdorimit. Taksa fikse e karburantit është 25 për naftën dhe 20 për benzinën. Ligji i ri parashikon që taksa fikse të bëhet 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Kjo sjell rrjedhimisht përgjysmimin e taksës vjetore të makinave të përdorura.
Gjobat
Në ligjin e vjetër ishte parashikuar që penalitetet për mospagimin e taksës të varionin sipas ligjit për “Procedurat tatimore”. Në ligjin e ri që do miratohet sot parashikohen në nen edhe gjobat. “Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25% për çdo vit”, theksohet në ligj.
Makinat e sekuestruara
Në nenin e dytë është parashikuar falja e të gjitha detyrimeve për makinat e sekuestruara me vendim gjykate. Këto makina kalojnë për përdorim nga institucionet shtetërore ose i kalojnë Agjencisë së Administrimit të Pasurive për shitje me ankand. Ligji i ri parashikon faljen e të gjitha detyrimeve për këto automjete në mënyrë që blerësi apo përdoruesi i ri të mos mbartë taksa të papaguara.
Detyrimet e 2013-s
Neni i tretë që ndryshon është ai i përfitimit të barabartë për vitin 2013. Ligji i ri parashikon që të gjithë ata individë që nuk e kanë paguar taksën vjetore të makinave të përdorura për vitin 2013, kanë të drejtën që brenda janarit 2014 ta paguajnë taksën jo me formulën e vjetër, por me formulën e re të përgjysmuar. Sidoqoftë, ata që deri tani e kanë bërë pagesën, nuk përfitojnë nga ligji i ri.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)